Policia e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient të sigurt gjatë procesit zgjedhor në veri, ashtu sikurse edhe në të gjitha pjesët e vendit, paralajmërojnë autoritetet e rendit.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, thotë se tashmë ekziston plani operativ i sigurisë për të gjitha komunat në veriun e Kosovës. Sipas Hotit, ai do të zbatohet në tri faza: gjatë fushatës parazgjedhore, gjatë procesit të votimit, si dhe gjatë transportit të materialit zgjedhor.
“Kjo vlen për të gjitha komunat në nivel të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, përfshirë këtu edhe komunat e veriut të Kosovës. Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ për reagime në situata të ndryshme dhe sjelljet e policëve gjatë procesit zgjedhor”.
“Kjo nënkupton edhe përpilimin ose hartimin e planeve policore në nivel lokal. U referohem stacioneve policore në të gjitha komunat, të cilat bëjnë pjesë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë”, thotë Hoti.
Agim Musliu, ekspert për çështje të sigurisë, thotë se Policia e Kosovës do të duhej të kishte angazhime shtesë në pjesën veriore të vendit, meqë, sipas tij, zyrtarët policorë atje mund të përballen me “rrethana rënduese”.
“Pjesa policore e minoritetit serb që i përket Policisë së Kosovës, do të bojkotojë punën në veri të Kosovës - sipas informatave që i kemi - e urdhëruar drejtpërdrejt nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Ata tashmë i kanë marrë ato urdhra, kanë mbajtur mbledhje nëpër stacione policore dhe kanë vendosur që të bojkotohet puna gjatë zgjedhjeve - pra, të mos japin asistencë në vendvotime”.
“Sipas informatave që i kam, më i zëshëm ka qenë stafi policor nga Zveçani. Do të thotë, ata e kanë iniciuar këtë çështje në pjesën veriore të Kosovës”, thotë Musliu.
Por, Besim Hoti mohon mundësinë e bojkotimit të punës nga ana e pjesëtarëve serbë të policisë. Këta të fundit, sipas Hotit, tashmë janë të angazhuar për zbatimin e planit operativ gjatë procesit zgjedhor.
“Gjithsesi se do të jenë të angazhuar. Ne jemi në fazën e parë të këtyre angazhimeve. Do të thotë, është faza e parë e vlerësimit të rrezikshmërisë gjatë zbatimit të këtij plani”.
“Secili stacion, përfshirë edhe katër stacionet policore që gjenden në veri të Kosovës, do të angazhohen me personelin e plotë në ofrimin e sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve”, thekson Hoti.
Pavarësisht thirrjeve të disa politikanëve serbë të veriut, në disa raste edhe me “tone kërcënuese”, që të mos hapen vendvotimet në këtë pjesë, Agim Musliu nuk pret ndonjë incident, siç thotë ai, të madh.
“Mund të ketë ndonjë incident, ndonjë provokim të vogël, por nuk besoj se mund të ndodhë ndonjë incident i madh. Ky është thjesht një test për organet tona të sigurisë dhe për popullin në atë pjesë të Kosovës”.
“Do të thotë, pjesë e testit dhe pjesë e luftës së ftohtë, nëse mund ta quaj ashtu, të organeve të sigurisë së Serbisë, e cila implementon politikën e vazhdueshme të Qeverisë së Serbisë”, thotë Musliu.
Sipas tij, në ditën e zgjedhjeve në veri është i nevojshëm edhe angazhimi i Policisë së EULEX-it, si dhe i forcave të KFOR-it. Me këto struktura të sigurisë, Besim Hoti thotë se tashmë ekziston një bashkëkoordinim.