Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
12:12 22.12.2022

Vuçiq: Do t’i mbështesë gjithmonë Serbët në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në veri të Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram u kërkoi serbëve që ta ruajnë paqen.

Lexoni këtu lajmin e plotë:

11:50 22.12.2022

Fotografitë e para nga protesta në veri

Ekipi i Radios Evropa e Lirë është duke përcjellë protestën e qytetarëve serbë në veri dhe sjell këto fotografi nga terreni.

Qytetarët serbë të mbledhur në Rudarë.
Qytetarët serbë të mbledhur në Rudarë.
Edhe KFOR-i ka rritur prezencën.
Edhe KFOR-i ka rritur prezencën.

11:43 22.12.2022

Çfarë e nxiti protestën e serbëve në veri?

Një intervistë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha për The Guardian nxiti reagime të shumta të pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë. Por çfarë tha Kurti për largimin e barrikadave dhe si e interpretuan serbët deklaratën e tij?

Në tekstin e mëposhtëm mund të lexoni një verifikim se çfarë thanë Kurti e Rakiq për “viktimat” në veri?

11:35 22.12.2022

EULEX-i shton praninë në veri

Njësitet e EULEX-it afër urës së Ibrit. 9 dhjetor 2022.
Njësitet e EULEX-it afër urës së Ibrit. 9 dhjetor 2022.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, ka njoftuar se është duke monitoruar situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren”, ka thënë EULEX-i, nëpërmjet një njoftimi për media.

EULEX-i më tej ka shtuar se njësitet e specializuara të këtij misioni janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG