Ndërlidhjet

Një qendër votimi në Zveçan.
Një qendër votimi në Zveçan.

Si u zhvilluan zgjedhjet në veri?

  • Më 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale.
  • Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Partia Demokratike e Kosovës fitoi në Zveçan dhe Zubin Potok.
  • Dalja në zgjedhje ishte 3.47 për qind dhe nuk u raportua për ndonjë incident.
  • Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Thirrje të ngjashme bëri edhe Beogradi zyrtar.
  • Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
08:38 23.4.2023

Për ju që sapo jeni kyçur:

  • Zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen sot në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në orën 8:00 se të 19 qendrat e votimit kanë qenë të hapura.
  • Në garë janë dhjetë kandidatë - prej tyre vetëm Sllagjana Pantoviq e komunitetit serb, e cila garon si e pavarur për kryetare të Zveçanit.
  • Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, nuk merr pjesë në zgjedhje.
  • Derisa autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje, ato në Serbi kanë apeluar për bojkot.
08:27 23.4.2023

Voton Pantoviq

Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, votoi pak minuta pas orës 8 në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Pantoviq është e vetmja nga komuniteti serb nga gjithsejtë dhjetë kandidatë që garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Zveçan, 23 prill 2023.
Zveçan, 23 prill 2023.

08:07 23.4.2023

KQZ: Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të 19 qendrat e votimit në pjesën veriore të Kosovës, ku sot mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, janë hapur.

KQZ-ja mbajti konferencën e parë në orën 8:00 dhe paralajmëroi at të radhës për në orën 11:30.

07:33 23.4.2023

Pamje nga disa vendvotime në veri të Kosovës

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG