Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:56 22.5.2020

Kujdesi ndaj qenve në kohë pandemie

Në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit janë duke treguar kujdes të shtuar, një vajzë nga Prishtina nuk ka lënë anash edhe kujdesin për qentë endacakë në lagjen e saj.​

Vajza që kujdeset ndaj qenve në kohë pandemie
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00

15:37 22.5.2020

BIK: Fitër Bajrami nuk do të falet në xhami

Për shkak të pandemisë me koronavirus, Fitër Bajrami këtë vit nuk do të falet në xhamitë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, në kohën e Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt me mesazh për këtë festë.

“Njoftojmë opinionin se për shkak të pandemisë, Myftiu Naim Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit. Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia”, është thënë të premten në njoftimin e BIK-ut.

Si pasojë e përhapjes së sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi, në Kosovë janë mbyllur shumë institucione, përfshirë xhamitë.

Në shenjë proteste për moshapjen e tyre, disa të rinj myslimanë në Prishtinë, janë mbledhur të martën në sheshin ‘Skenderbe’ dhe janë falur.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri në tani në këtë shtet janë raportuar 1.004 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 772 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.

15:11 22.5.2020

Raste pozitive me koronavirus vazhdojnë të raportohen në baza ditore në Kosovë, mirëpo periudha nga 14 deri më 20 prill ka qenë më kritikja deri më tani.

14:47 22.5.2020

Kurti: Diaspora ka kontribuar me 720 mijë euro në fondin emergjent

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë mbledhur 720 mijë euro nga mbështetja financiare e diasporës për luftimin e COVID-19.

Duke i falënderuar të gjithë që kontribuan për këtë ndihmë financiare, Kurti ka thënë se diaspora ka një rëndësi shumë të madhe për Republikën e Kosovës dhe se kjo rëndësi e saj është reflektuar në vëmendjen që ajo ka në Programin e Qeverisë.

“Në këtë drejtim, ne e mendojmë ta fuqizojmë rolin e ndërmjetësues të diasporës në takime të niveleve të larta tek vendimmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha në vendet ku ata jetojnë, duke krijuar mekanizma, sikurse ai i Këshillit Nacional për Investime të Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Tutje, ne e shohim diasporën si kapital human, përpos financiar”, ka thënë Kurti gjatë një bashkëbisedimi virtual me përfaqësues dhe ndërmarrës të platformave ekonomike në Evropë.

Po ashtu, sipas një komunikate të qeverisë në detyrë, Kurti ka thënë se “janë duke punuar me vëmendje të plotë në menaxhimin e pandemisë COVID-19”.

Ai ka paralajmëruar hapjen e kufijve të Kosovës për bashkëatdherarët.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Në vitin 2019, vlera e remitencave ishte mbi 800 milionë euro.

Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të ulëta.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG