Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump bëri premtime të mëdha për atë që mund të pritej nëse ai do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.
“Me mbështetjen tuaj, ne do ta kthejmë fuqinë, dominimin, prosperitetin dhe krenarinë e vendit tonë”, tha Trump dy javë para ditës së zgjedhjeve.
“Kjo do të jetë epoka e re e artë e Amerikës”.
Tani që Trump e ka fituar një mandat të dytë si president, çfarë mund të pritet nga administrata e tij e re?
Në pritje të paraqitjes së Harrisit...
Demokratja Kamala Harris ka humbur në garën për t’u bërë gruaja e parë presidente e Shtëpisë së Bardhë.
Donald Trump, republikan, ka shënuar fitore bindëse.
Harris nuk ka folur ende publikisht, pavarësisht se është bërë e qartë qysh në mëngjesin e së mërkurës se Trump do të gëzojë fitoren, pasi ka shënuar fitore në shtetet që njihen si të papërcaktuara.
Harris e ka anuluar një fjalim të planifikuar për mbrëmë në Universitetin Howard në Uashington, ku i ka përfunduar studimet.
Zgjedhja e Donald Trumpit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin, pasi do të sjellë një energji të re, thotë Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se Kosova ka pasur historikisht marrëdhënie të forta me të dyja administratat amerikane, kështu që qasja e presidentit Trump ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.
Më shumë në linkun më poshtë:
Komentet e figurave opozitare ruse për fitoren e Trumpit:
“Trump e mposhti bindshëm Kamalën! Askush nuk e ka pritur këtë. Tani ai e ka një mandat për të bërë ndryshim. Nuk e di çfarë do të ndodhë, mirëpo nuk do të jetë aspak periudhë e mërzitshme!”, ka thënë Mikhail Khodorkovsky, manjat rus që jeton jashtë Rusisë.
Ivan Zhdanov, drejtor i Fondacionit kundër Korrupsionit, të themeluar nga Aleksei Navalny i ndjerë, ka tentuar të minimizojë ndikimin që do të ketë fitorja e Trumpit në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë.
“Të gjithë po flasin për Trumpin. Gjithçka do të jetë në rregull, pse jeni të shqetësuar?”, ka shkruar Zhdanov.