Ndërlidhjet

Donald Trump
Donald Trump

Donald Trump zgjidhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

  • Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
  • Ai ka siguruar 295 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president.
  • Trump është zotuar se do ta "shërojë" kombin, teksa u është drejtuar mbështetësve nga Florida.
  • Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente, dhe republikani Donald Trump, president nga viti 2017 deri më 2021.
  • Zgjedhja e Amerikës do t’i formësojë padyshim politikat globale, në kohën kur bota përballet me tensione në rritje dhe sfida komplekse të sigurisë.
05:52 6.11.2024

Shtetet e papërcaktuara vazhdojnë numërimin

Media si CNN dhe BBC raportojnë se Donald Trump është duke prirë në shtetet e papërcaktuara, ku gara është tejet e ngushtë - përfshirë: Pensilvaninë, Uiskonsinin, Xhorxhian, Nevadën, Miçiganin dhe Arizonën.

Megjithatë, numërimi i votave është duke vazhduar ende.

Numërimi në Arizonë
Ju lutem prisni
Numërimi në Arizonë

No media source currently available

0:00 0:00:44 0:00

06:14 6.11.2024

Çka treguan zgjedhjet deri më tash?

  • Trump dhe Harris siguruan fitore në shtetet ku pritej.
  • Trump rriti mbështetjen në mesin e votuesve me ngjyrë, sipas exit poll-eve. Në Karolinë të Veriut, për shembull, mbështetja për të nga kjo kategori u rrit në 12% nga 5% sa e kishte në vitin 2020.
  • Fushata e Harrisit shpresonte se gratë do të dyndeshin pas saj, për shkak të çështjeve të tilla si e drejta e abortit. Por, deri më tani, Trump ka mbështetje më të madhe, së paku nga votueset e bardha, sipas exit poll-eve.
  • Po sipas tyre, Trump e kapërcen lehtë Harrisin me mbështetjen mes meshkujve midis moshës 18 dhe 44 vjeç, por bindshëm mes meshkujve 45 vjeç e lart.
06:29 6.11.2024

Si qëndron situata në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat?

Partia Republikane duket se do ta marrë kontrollin e Senatit të SHBA-së, duke siguruar dy vende vendimtare në Ohajo dhe Uest Virxhinia, ndërsa shumica në dhomën tjetër të Kongresit - Dhomën e Përfaqësuesve - mbetet për t’u vendosur.

Krahas kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, në garë ishin të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 34 nga 100 vendet e Senatit.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara
Kongresi i Shteteve të Bashkuara

06:59 6.11.2024

Harris nuk do të flasë sot

Fushata e kandidates demokrate, Kamala Harris, bëri të ditur se nuk do të deklarohet sot, por nesër - me kohën e SHBA-së - në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

Mediat amerikane raportojnë se disponimi në mesin e mbështetësve të saj ka rënë, pasi rezultatet e para e nxjerrin në epërsi kandidatin republikan, Donald Trump.

Mbështetësit e këtij të fundit janë parë duke festuar në Uest Pallm Biç të Floridës, ku raportohet se do t’iu bashkohet edhe Trumpi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG