Ndërlidhjet

Donald Trump
Donald Trump

Donald Trump zgjidhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

  • Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
  • Ai ka siguruar 295 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president.
  • Trump është zotuar se do ta "shërojë" kombin, teksa u është drejtuar mbështetësve nga Florida.
  • Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente, dhe republikani Donald Trump, president nga viti 2017 deri më 2021.
  • Zgjedhja e Amerikës do t’i formësojë padyshim politikat globale, në kohën kur bota përballet me tensione në rritje dhe sfida komplekse të sigurisë.
02:56 6.11.2024

Ndonjë befasi?

Deri më tash asnjë, sipas korrespondentit të Radios Evropa e Lirë, Alan Crosby. Prej 18 shteteve ku janë shpallur rezultatet, të gjitha kanë mbetur me partitë që kanë qenë në zgjedhjet e mëparshme, më 2020.

Një qendër e numërimit të votave në Kaliforni.
Një qendër e numërimit të votave në Kaliforni.

03:01 6.11.2024

Trump thotë se kishte “mashtrime masive” në Filadelfia

Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se në Filadelfia kishte “mashtrime masive” me vota.

Ai i bëri komentet në platformën Truth Social, por nuk ofroi detaje ose ndonjë provë.

Autoritetet zgjedhore në Filadelfia i hodhën poshtë pretendimet.

Deklarata e komisionarit të Filadelfias, Omar Sabir
Ju lutem prisni
Deklarata e komisionarit të Filadelfias, Omar Sabir

No media source currently available

0:00 0:00:25 0:00

03:19 6.11.2024

Rezultatet deri më tash

Nga numërimi i deritashëm i votave, kandidati republikan, Donald Trump, fitoi në 17 shtete, ndërsa kandidatja demokrate, Kamala Harris, në 9.

Përkthyer në vota, Trump fitoi 177 vota të Kolegjit Zgjedhor, kurse Harris 99.

Për t'u shpallur president, kandidati duhet të sigurojë së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.

Numërimi i votave në Arizonë.
Numërimi i votave në Arizonë.

03:33 6.11.2024

Pse ka rëndësi gara për Senatin?

Përveç kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, në garë është edhe një e treta e Senatit amerikan, apo 34 nga 100 vendet e tij.

Demokratët kontrollojnë aktualisht Dhomën e Sipërme të Kongresit me një vend të vetëm, të cilin e kanë shfrytëzuar në mënyrë efektive për të kaluar ligje të administratës së presidentit Joe Biden.

Nëse Trump fiton sonte, republikanët do ta rimarrin Senatin duke fituar vetëm një vend dhe duke mos humbur asnjë.

Nëse Harris fiton, republikanët do ta rifitojnë shumicën e Senatit, duke fituar dy vende të reja.

Kontrolli i Senatit do t’u jepte atyre fuqi për të bllokuar ose përmbysur një pjesë të madhe të agjendës teorike të Harrisit.

Kongresi amerikan
Kongresi amerikan

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG