Sytë në SHBA
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA mund ta prekë Ukrainën më shumë se çdo vend tjetër të huaj.
Kandidatët, Donald Trump dhe Kamala Harris, kanë pozicione shumë të ndryshme sa i përket mbështetjes për vendin në luftë, por se si do të vepronin në detyrë, nuk është saktësisht e qartë.
Ja një analizë për të gjithë ju që po na përcillni:
Vazhdon mbyllja e qendrave të votimit
Në minutat e fundit u mbyllën qendrat e votimit edhe në 16 shtete, përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin, Uiskonsinin dhe më herët Xhorxhian.
Këto katër shtete, bashkë me Karolinën e Veriut, Arizonën dhe Nevadën, njihen si shtete të papërcaktuara, ku gara është tejet e ngushtë.
Si qëndrojnë rezultatet e deritashme?
Sipas rezultateve që raportojnë AP dhe Reuters, kandidati republikan, Donald Trump, fitoi 95 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa kandidatja demokrate, Kamala Harris, 35.
Për t’u shpallur president, kandidati duhet të fitojë së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.
Vazhdon numërimi i votave