Ndërlidhjet

Kamala Harris dhe Donald Trump
Kamala Harris dhe Donald Trump

Drejtpërdrejt Harris dhe Trump sigurojnë fitoret e para

  • Miliona amerikanë janë duke votuar për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
  • Në garë janë demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente, dhe republikani Donald Trump, president nga vitit 2017 deri më 2021.
  • Zgjedhja e Amerikës do t’i formësojë padyshim politikat globale, në kohën kur bota përballet me tensione në rritje dhe sfida komplekse të sigurisë.
03:43

Tregjet botërore të aksioneve shënojnë rritje

Derisa investitorët po monitorojnë nga afër rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, indekset standarde të aksioneve në Japoni dhe Australi shënuan rritje të mërkurën në mëngjes.

Dollari amerikan, ndërkaq, ishte më lart kundrejt monedhave të tjera kryesore.

Rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë ndikim të madh në ekonominë globale, veçanërisht në Azi.

Por, nuk është ende e qartë nëse rezultati i zgjedhjeve do të dihet gjatë orarit të tregtimit në Azi, pasi numërimi i votave në shtetet e papërcaktuara mund të marrë disa ditë kohë.

03:33

Pse ka rëndësi gara për Senatin?

Përveç kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, në garë është edhe një e treta e Senatit amerikan, apo 34 nga 100 vendet e tij.

Demokratët kontrollojnë aktualisht Dhomën e Sipërme të Kongresit me një vend të vetëm, të cilin e kanë shfrytëzuar në mënyrë efektive për të kaluar ligje të administratës së presidentit Joe Biden.

Nëse Trump fiton sonte, republikanët do ta rimarrin Senatin duke fituar vetëm një vend dhe duke mos humbur asnjë.

Nëse Harris fiton, republikanët do ta rifitojnë shumicën e Senatit, duke fituar dy vende të reja.

Kontrolli i Senatit do t’u jepte atyre fuqi për të bllokuar ose përmbysur një pjesë të madhe të agjendës teorike të Harrisit.

Kongresi amerikan
Kongresi amerikan

03:19

Rezultatet deri më tash

Nga numërimi i deritashëm i votave, kandidati republikan, Donald Trump, fitoi në 17 shtete, ndërsa kandidatja demokrate, Kamala Harris, në 9.

Përkthyer në vota, Trump fitoi 177 vota të Kolegjit Zgjedhor, kurse Harris 99.

Për t'u shpallur president, kandidati duhet të sigurojë së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.

Numërimi i votave në Arizonë.
Numërimi i votave në Arizonë.

03:01

Trump thotë se kishte “mashtrime masive” në Filadelfia

Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se në Filadelfia kishte “mashtrime masive” me vota.

Ai i bëri komentet në platformën Truth Social, por nuk ofroi detaje ose ndonjë provë.

Autoritetet zgjedhore në Filadelfia i hodhën poshtë pretendimet.

Deklarata e komisionarit të Filadelfias, Omar Sabir
Ju lutem prisni
Deklarata e komisionarit të Filadelfias, Omar Sabir

No media source currently available

0:00 0:00:25 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG