KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.2 për qind e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 8.2 për qind e qytetarëve.
Kjo i bie që kanë votuar rreth 152 mijë qytetarë.
Të dhënat janë të bazuara nga informacionet e marra në 98 për qind të vendvotimeve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke vazhduar i qetë dhe pa incidente që mund të pengojnë procesin zgjedhor.
Haradinaj bën thirrje për pjesëmarrje në votim
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë pas votimit se procesi i zgjedhor po shkon qetë dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë.
Ai e ka konsideruar organizimin e këtyre zgjedhjeve si “më të mirin nga paslufta”.
Kthimi më 2017
DnV: Procesi i votimit po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët
Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoron zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë se procesi i votimit deri në mesditë është duke u shoqëruar me pjesëmarrje të ulët, përveç komunave në veri.
Sipas DnV, në komunat veriore, mesatarja e pjesëmarrjes në këtë proces është tri herë më e lartë, në krahasim me komunat tjera.
Në një komunikatë për media, DnV ka thënë se ka vërejtur respektim të masave për luftim të pandemisë, ndonëse një fotografi e ekipit të Radios Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut e tregon të kundërtën.
Facebook Forum