Ndërlidhjet

Kuti votimi.
Kuti votimi.

Mbi gjysma e komunave shkojnë në balotazh

  • Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
  • Sipas të dhënave preliminare, kryetarë të rinj u zgjodhën në 17 komuna, ndërkaq 21 komuna shkojnë në balotazh.
  • Dalja në zgjedhje ishte rreth 43 për qind. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën më 19:00.
  • Në zgjedhje morën pjesë 166 kandidatë për kryetarë komunash dhe 5,198 kandidatë ishin të certifikuar për asamblistë.
  • Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
18:34 17.10.2021

PZAP pranon 21 ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë njoftoi se deri rreth orës 18:30, ka pranuar 21 ankesa lidhur me zgjedhjet lokale.

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht kanë të bëjnë me pretendimin se është thyer heshtja zgjedhore.

“Tash për tash nuk kemi ankesa nga individë, vetëm nga subjektet politike dhe shoqëria civile”, tha Desku.

Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë të shtunës janë pranuar katër ankesa lidhur me pretendimin për thyerjen e heshtjes zgjedhore.

Një vendvotim në Prishtinë.
Një vendvotim në Prishtinë.

18:17 17.10.2021

Arrestohen dy persona, dyshohet se tentuan të blejnë vota

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Komunën e Malishevës si të dyshuar për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Në një njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet se të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherësh të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Disa qytetarë në një qendër votimi në Prishtinë më 17 tetor 2021.
Disa qytetarë në një qendër votimi në Prishtinë më 17 tetor 2021.

18:04 17.10.2021

Zgjedhjet përmes fotove

Teksa ka mbetur vetëm një orë deri në mbylljen e vendvotimeve për zgjedhjet lokale, Radio Evropa e Lirë ju sjellë fotografi të qytetarëve duke ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

17:24 17.10.2021

Numër më i madh i votuesve nga diaspora

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është rritur në zgjedhjet komunale 2021, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar suksesshëm ishte 10,476, derisa në zgjedhjet që po mbahen më 17 tetor 2021, është 15,532 votues.

Të dielën, qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG