Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
01:24 25.2.2022

SHBA-ja dhe Shqipëria lobojnë për një rezolutë që dënon Rusinë në OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të votojë një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Sipas diplomatëve, këto dy shtete po tentojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare.

Votimi megjithatë pritet të dështojë për shkak të drejtës së vetos që e ka Rusia si një anëtare e përhershme e Këshillit.

Teksti i rezolutës kërkon që Rusia "të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës" dhe "të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht".

02:20 25.2.2022

SHBA: Zelenskiy është objektiv kryesor i agresionit rus

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se beson se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, është "objektiv kryesor i agresionit rus."

Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, theksoi se autoritetet amerikane kishin thënë për javë të tëra se agjentët rusë tashmë ishin infiltruar në Ukrainë dhe se "po vepronin brenda”.

Zelenskiy në anën tjetër mohoi raportimet se është larguar nga Kievi.

​"Unë po qëndroj në kryeqytet, duke qëndruar me njerëzit e mi," tha ai.

Ai tha se nuk i lejohej të thoshte saktësisht se ku po qëndronte.

03:09 25.2.2022

Australia vendos më shumë sanksione ndaj Rusisë

Australia vendosi më shumë sanksione kundër Rusisë, më 25 shkurt, duke shënjestruar disa nga qytetarët dhe ligjvënësit e saj dhe tha se ishte "e papranueshme" që Kina po lehtësonte kufizimet tregtare me Moskën në një kohë kur ajo pushtoi Ukrainën.

"Ne do të punojmë së bashku me partnerët tanë për një valë të vazhdueshme sanksionesh dhe për të vazhduar të rrisim presionin ndaj Rusisë," tha kryeministri Scott Morrison gjatë një konference për media.

Morrison tha se sanksionet e reja do të vendosen kundër "oligarkëve, pesha ekonomike e të cilëve është me rëndësi strategjike për Moskën" dhe ndaj 300 anëtarëve të parlamentit rus që votuan për autorizimin e dërgimit të trupave ruse në Ukrainë.

03:23 25.2.2022

Macron: Duhet ta lëmë rrugën e hapur për dialog me Putinin

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të premten, 25 shkurt, se është e dobishme të mbajnë gjallë mundësinë e dialogut me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi ai filloi pushtimin e Ukrainës.

Macron tha pas një samiti të liderëve të BE-së se "derisa dënojnë dhe sanksionojnë”, mbetet e dobishme "të lihet rruga e dialogut hapur, në mënyrë që atëherë kur të plotësohen kushtet, të mund të arrijnë një ndërprerje të armiqësive".

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG