Ndërlidhjet

Ukraina raporton për mbi 50 të vrarë


Një tank i ushtrisë ukrainase i shkatëruar në Karkiv më 24 shkurt, 2022.
Një tank i ushtrisë ukrainase i shkatëruar në Karkiv më 24 shkurt, 2022.

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Oleh Lyashko, tha se 57 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë janë plagosur në ditën e parë që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Rusia ka kryer sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe ka dërguar trupa dhe tanke nga shumë drejtime. Zëvendësministri i Mbrojtjes ka raportuar se granatime të rënda po ndodhin në rajonin lindor të Donjeckut.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat e tyre po luftonin me rusët në shumë fronte dhe se kanë humbur kontrollin e uzinës bërthamore të Çernobilit.

Luftime të ashpra po ashtu po zhvillohen në rajonet Sumi dhe Karkiv në verilindje dhe Kerson dhe Odesa në lindje.

Ndërkaq, një autostradë në perëndim të Kievit është bllokuar nga radhët e gjata të veturave, teksa banorët po tentojnë të largohen nga kryeqyteti ukrainas.

Rusia nisi operacion ushtarak ndaj Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit.

Shtetet e Bashkuara njoftuan për sanksione të reja, për shkak të veprimeve ruse, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje liderëve botërorë për “ndihmë të fuqishme”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG