Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë betimin para Kuvendit Komunal. Ndërkohë, në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë para betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ka vizituar të katër komunat veriore dhe ka parë se në hyrje të objekteve komunale në Leposaviq dhe Zubin Potok janë vendosur dyer me shufra hekuri.