Trembëdhjetë ditët e bllokadës në veri
Kosova dhe Serbia janë pajtuar t’i ndalin tensionet që kanë zgjatur trembëdhjetë ditë, pasi Prishtina vendosi reciprocitet për targat e veturave nga Serbia. Serbët bllokuan rrugët me kamionë dhe automjete të tjera. Beogradi dërgoi aeroplanë luftarakë afër kufirit me Kosovën. Një nga ngjarjet që solli tensionet më të larta mes Kosovës dhe Serbisë, në vitet e fundit, ka përfunduar të shtunën (2 tetor) me largimin e barrikadave dhe tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu.
Facebook Forum