Kurti: Dialogu ka ngecur te shkeljet që ia bën Serbia marrëveshjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk do të pranojë propozime lidhur me dinarin e që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Sa i takon çështjes së dialogut politik me Serbinë, ai thotë se ky proces ka ngecur te shkeljet që ia bën Serbia marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.