Përfshirja e komuniteteve pakicë në organet e sigurisë, vazhdon të jetë një sfidë për institucionet kosovare.
Procesi i përfshirjes së këtyre komuniteteve në Policinë e Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, është ndikuar nga faktorët e jashtëm, deklaruan përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë në një debat të organizuar më temën “Përfshirje apo përjashtim”.
Drejtuesit e QKSS, deklaruan po ashtu se presionet e vazhdueshme politike, si dhe presionet e jashtme mbi serbët që jetojnë në Kosovë, kanë ndikuar që ata të mos kenë interesim për institucionet e Kosovës.
Donika Emini nga QKSS tha se dialogu i zhvilluar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe marrëveshjet e arritura kanë ndikuar që disa persona të komunitetit serb të integrohen në organet e sigurisë.
“Dihet mirë se tashmë ka filluar implementimi i kësaj marrëveshjeje. Tash stacionet policore që kanë operuar në veri të Kosovës janë mbyllur, pagat nga Serbia janë ndaluar, gjykatat serbe e kanë ndalur punën dhe rreth 300 pjesëtarë të ish MUP-it serb, pritet t’i bashkohen kësaj force. Momentalisht, numri ndoshta dhe ka ndryshuar se ky proces është në vazhdim e sipër, megjithatë një total prej 142 oficerësh tashmë janë bashkuar, kurse pritet edhe 100 të tjerë t’i shtohen kësaj force”, tha Emini.
Sa i takon FSK-së, thuhet se kjo forcë është vazhdimisht duke bashkëpunuar me organet e tjera qeveritare për të siguruar përfshirjen e minoriteteve në mënyrë që të përmbushen kriteret për anëtarësim në NATO.
Megjithatë, thuhet në raport, bisedimet e nivelit të lartë politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë prodhuar asnjë marrëveshje që do të ndikojë të serbët e Kosovës që të integrohen në FSK në të ardhmen.
Halime Morina, përfaqësuese e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shpjegoi se në Ministrinë e FSK-së dhe në vetë FSK-në ka pjesëtarë të komuniteteve, ka inkurajuar dhe të tjerët që t’u bashkohen autoriteteve të sigurisë.
“Kemi një legjislacion që i garanton të gjithë pjesëtarët e FSK-së pa dallim gjinie, etnie, race, pjesëmarrje të barabartë të gjithë. Është bërë një përpjekje e madhe që nga themelimi i FSK-së për rekrutimin e sa më shumë pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme”, u shpreh Morina.
Një nga faktorët, të cilët kanë ndikuar në mosinkuadrimin e komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka qenë edhe mospërgatitja shkollore e kandidatëve për të qenë pjesë e këtyre institucioneve të sigurisë.
“Për pjesëtarët e komuniteti RAE nuk kanë pasur përgatitjen e duhur të shkollimit. Megjithatë ne nuk kemi pasur mundësi t’i shkelim parimet apo kriteret për t’i inkuadruar këto komunitete në FSK”, tha Morina, duke shtuar se aktualisht në FSK janë të inkuadruar 8.85% komunitete.
Nga ana tjetër, Maja Bjelosh, hulumtuese nga Qendra e Beogradit për Studime të Sigurisë ka folur për përbërjen e policisë në Serbi.
Ajo tha se ka pasur vështirësi të merren informacione të sakta nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë për përfshirjen e komuniteteve jo serbe në polici. Sipas saj, koncepti i policisë multi-etnike në Luginë të Preshevës ka dështuar.
Ndryshe, në rekomandimet e raportit “Përfshirje apo përjashtim - Minoritetet në Sektorin e Sigurisë në Kosovën e pas-pavarësisë”, thuhet se Policia e Kosovës duhet të krijojë ekipe mobile për të informuar grupet etnike për inkuadrimi në organet e sigurisë.
Po ashtu, Policia e Kosovës duhet të sigurojë që procesi aktual i integrimit të anëtarëve të strukturave paralele t’i nënshtrohen në mënyrë rigoroze procesit të verifikimit në mënyrë që të sigurohet që asnjë element kriminal nuk do të inkorporohet në kuadër të strukturë së Policisë.
Kurse, për FSK-në thuhet se duhet të organizojë kurse në gjuhën shqipe e serbe.