"Solidariteti" – instalacion për përjetimet e rënda të refugjatëve
Gjemba, izolime, kufij. Janë vetëm disa prej mjeteve e procedurave me të cilat përballen refugjatët nëpër botë, sa herë që detyrohen të largohen prej shtëpive të tyre. Ky realitet i ashpër është shndërruar në instalacionin “Solidariteti”, të prezantuar të enjten në Prishtinë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. Zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e kanë organizuar ngjarjen, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë shtetërorë, pjesëtarë të misioneve diplomatike, të shoqërisë civile dhe vetë refugjatë që tani jetojnë në Kosovë.

1
Sipas UNHCR-së, në botë ekzistojnë 120 milionë refugjatë që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre dhe i kanë lënë mbrapa vendlindjet.

2
Në vjetët e fundit kanë shpërthyer konflikte të reja - sikurse lufta në Ukrainë dhe ajo në Gazë - ndërsa të vjetrat nuk janë zgjidhur ende.

3
Agron Blakçori, autori i instalacionit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se puna është krijuar enkas për këtë ngjarje.
Ai ka vendosur të punojë me materiale më të vrazhda - metale dhe gjemba - pasi i tillë është rrugëtimi i një refugjati, por edhe kujtimet që e ndjekin gjithmonë mbrapa.
“Janë shfrytëzuar shufrat metalike, rrjetat, që simbolizojnë kufijtë, izolimet e kështu me radhë”.

4
Zyrtarë të UNHCR-së kanë thënë se edhe moti ekstrem po detyron zhvendosjen e disa komuniteteve dhe po ndikon në rritje të tensioneve.