Pacientët me kancer në gjak trajtohen në kushte të improvizuara në QKUK
Në Klinikën e Hematologjisë në QKUK, pacientët që trajtohen për kancer në gjak, marrin terapi në një hapësirë të improvizuar, që shërbente si sallë mësimi për studentë. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, këta pacientë përballen me kushte të papërshtatshme dhe shpesh presin deri në tetë orë për shërbim. Ndërkohë, mungesa e hapësirave mbetet një sfidë e vazhdueshme.