Fillimi i vitit shkollor në Kosovë, një kapitull i ri për Nazarin larg Ukrainës
Nazar Chaban, 10 vjeç nga Ukraina, nisi vitin e ri shkollor mijëra kilometra larg vendlindjes së tij. Duke u larguar nga lufta, Nazar mbërriti në Kosovë vitin e kaluar me nënën e tij, Tetianën, me profesion gazetare, si pjesë e një programi për strehimin e gazetarëve ukrainas. Ky program, përmes së cilit në Kosovë strehohen 13 gazetarë ukrainas, është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
Përmbajtja
-
4 nëntor 2024
Uashingtoni rrit sigurinë para zgjedhjeve të 5 nëntorit
-
3 nëntor 2024
Dikur i ndalonte, sot u ndihmon imigrantëve në SHBA
-
2 nëntor 2024
Ukraina nxjerr robotë në fushëbetejë
-
1 nëntor 2024
Kur do të dihet fituesi i zgjedhjeve në SHBA?