"Ulërima e lumit": Një betejë për mbijetesën e Lepencit
Në fshatrat piktoreske Sopanicë dhe Doganaj të Kaçanikut, po zhvillohet një betejë e ashpër për fatin e lumit Lepenc. Banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali, i cili ata druajnë se do ta shkatërrojë krejtësisht rrjedhën e lumit edhe ashtu të degraduar. Ministria e Mjedisit është kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali, por përgjegjësia kryesore bie mbi Komunën e Kaçanikut, e cila nuk dha ndonjë përgjigje të prerë, lejimin e ndërtimit apo jo.