"Kurrë nuk ma kërkon borxhin": Fshati multietnik ku nuk ka ndikim veriu
Ndasia mes serbëve dhe shqiptarëve në veri të Kosovës, që po thellohet pas çdo krize, nuk ndikon në bashkëjetesën e këtyre dy komuniteteve në komunën e Kamenicës. Në fshatin Berivojcë në lindje të Kosovës, shqiptarët dhe serbët jetojnë në fqinjësi të mirë, bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Por, edhe problemet i kanë të njëjta. (Narracioni: Luljeta Krasniqi-Veseli)