Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
12:56 13.6.2023

Përshëndetje për të gjithë,

Radio Evropa e Lirë ka informacione nga terreni që flasin për lëshimin e sirenave të alarmit në Mitrovicë të Veriut.

Mësohet se qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

Sipas disa qytetarëve me të cilët ka kontaktuar REL-i, në veri të vendit është zhvilluar më herët një operacion arrestimi nga ana e Policise së Kosovës.

00:18 10.6.2023

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim mbulimin e drejtëpërdrejt të ngjarjeve në veri të Kosovës.

Informacionet e tjera për zhvillimet në veri, mund t’i gjeni te rubrika jonë e lajmeve.

Ju falënderojmë për besimin!

19:41 9.6.2023

Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?

Derisa përmendet opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe atje thonë se janë duke kryer detyrat që ua kërkon mandati.

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, ka shkaktuar tensione në këtë zonë, që vazhdojnë edhe sot.

Artikulli i plotë:

18:19 9.6.2023

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake.

“Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiq në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Ai tha se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje”.

Lajmi i plotë:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG