Shqiptari nga Kosova e mbështetë tenistin e ri serb
Një tenist i ri nga Kosova nga komuniteti serb, Filip Paviq (15), do të udhëtojë drejt Zvicrës në janar, në kërkim të një perspektive më të mirë. Kjo iu mundësua nga një shqiptar nga Gjilani, i cili mësoi se Filipi nuk kishte kushte për stërvitje adekuate. Në tre vjetët e fundit, Filipi nuk ka as trajner, por kjo nuk e ka ndalur që të fitojë mbi 30 turne dhe të zërë vendin e katërt të tenistëve më të mirë në kategorinë nën 16 vjeç.