Kosovarët fillojnë t’i vendosin maskat në publik
Në dy ditët e fundit, pak qytetarë shihen pa maska në fytyrë, krahasuar me dy javë më parë, kur situata qëndronte ndryshe. Në sheshet e Prishtinës janë parë inspektorë dhe policë duke ndaluar ata që dalin pa maskë në publik. Kurse në spitale vazhdon vizita e familjarëve te të afërmit me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Facebook Forum