Ndërlidhjet

Durrësi pas tërmetit


Durrësi pas tërmetit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Qyteti i Durrësit ende nuk është stabilizuar që prej se u godit nga tërmeti i fuqishëm 6,4 ballësh në orët e para të së martës. Kërkimet për njerëzit që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja po vazhdojë, ku në këto operacione kërkim-shpëtimi janë përfshirë edhe njësitet e specializuara nga Turqia, Greqia, Zvicra dhe Serbia. Zona e Plazhit, siç njihet në këtë qytet, që është shumë e frekuentuar nga kosovarët ka pësuar dëme të shumta. Disa komplekse hoteliere janë shembur si dhe objektet e larta të banimit kanë pësuar çarje të mëdha. Qindra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në kampin e improvizuar në stadiumin “Niko Dovana”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG