Ndërlidhjet

Italia dhe Shqipëria bashkëpunojnë për çështjen e refugjatëve


Ilustrim
Ilustrim

Para takimit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian nëBruksel, ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano ka deklaruar se autoritetet italiane dhe shqiptare po i bashkojnë përpjekjet për përgatitjen dhe parandalimin e një fluksi refugjatësh sirianë, afganë dhe irakenë, përmes rrugës së Adriatikut, nga Shqipëria në Itali.

Ministri Alfano ka deklaruar se për këtë qëllim do të vizitojë Shqipërinë, pas disa ditësh.

“Puna që kemi bërë ditët e fundit me Turqinë shërben pikërisht për të evituar opsionin e rrugës së Adriatikut. Presidenti i Italisë është në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë dhe unë me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë."

"Ministri i Brendshëm i Shqipërisë vizitoi Romën javën e shkuar dhe unë do të vizitoj Shqipërinë brenda disa ditësh, në mënyrë që të bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar fluksin e refugjatëve nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe për luftën kundër terrorrizmit”, tha Angelino Alfano, ministër i Brendshëm i Italisë.

Ai është shprehur për mediet se marrëveshja për refugjatët midis Bashkimit Europian dhe Turqisë eviton përçarjet në gjirin e shteteve anëtare të BE-së dhe zvogëlon mundësinë e krijimit të rrugëve të reja, si ajo nga Shqipëria.

I pyetur për një mundësi të kalimit të 140.000 refugjatëve nga Shqipëria drejt Italisë, zoti Alfano është shprehur se faktet nuk flasin për një evidencë të tillë.

“Deri në këtë moment, ne nuk e kemi këtë evidencë. Është në praktikën e punës tonë që të bëjmë parashikime, por edhe të shohim realitetin. Momentalisht,ne nuk e kemi këtë evidencë të këtij fluksi të madh. Logjika na thotëqë nëse do të ketë një fluks të madh nga Turqia dhe nëse muret e vendosura përgjatë rrugës së Ballkanit do të ndërprisnin udhëtimin drejt Europës së Veriut,atëherë do të mund të hapej rruga e Adriatikut përmes Shqipërisë. Por, këtë na e thotë logjika dhe jo faktet”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi të enjten sërish që Shqipëria do të presë refugjatë, vetëm nëse kalimi i tyre do të jetë pjesë e një plani europian për sistemimin e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG