Ndërlidhjet

Merkel kritikon mbylljen e rrugës së Ballkanit për migrantët


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka fajësuar vendet evropiane për mbylljen “e njëanshme” të rrugës së Ballkanit për migrantët.

Ajo ka thënë se Greqia është në një “situatë shumë të vështirë” dhe se vendimet e tilla duhet të merren nga Bashkimi Evropian si i tërë.

Austria, Sllovenia, Kroacia, ashtu si edhe Serbia dhe Maqedonia, kanë mbyllur njëanshëm kufijtë për të penguar rrjedhën e migrantëve.

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, e cila ka nisur e para kufizimet kufitare në rajon, ka thënë sot se mbylljet e kufijve janë të përhershme.

BE-ja dhe Turqia, vendi prej ku migrantët arrijnë në Greqi, kanë hartuar një plan për lehtësimin e krizës.

Sipas planit, që duhet të finalizohet ende, të gjithë migrantët që arrijnë në Greqi nga Turqia, do të kthehen prapa. Për çdo sirian të kthyer, një sirian nga Turqia do të vendoset në Evropë.

Evropa po përballet me krizën më të rëndë me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG