Ndërlidhjet

Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të migrantëve


Ilustrim
Ilustrim

Hungaria do të dërgojë më shumë policë dhe trupa ushtarake në kufijtë e saj jugorë, ka thënë sot Ministri i Punëve të Brendshme, Sandor Pinter, përderisa shumë vende të Ballkanit kanë marrë hapa shtesë për t’i mbajtur larg migrantët.

“Hungaria do ta forcojë mbrojtjen e kufijve të saj, dhe ne shpallim gjendje të jashtëzakonshme për shkak të migrantëve, në nivel vendi”, ka thënë Pinter para gazetarëve.

Ai tha se Sllovenia, Kroacia dhe Serbia kanë ndërmarrë hapa për ta limituar numrin e migrantëve që mund t’i kalojnë kufijtë e tyre.

Pinter tha se Hungaria gjithashtu ka bërë përgatitje përgjatë kufirit të saj me Rumaninë, në mënyrë që të jetë në gjendje ta ndërtojë një gardh atje, nëse është e nevojshme, brenda 10 ditëve. Hungaria gjithashtu e ka ndërtuar një gardh në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG