Ndërlidhjet

Seancë në sallën alternative - pa opozitë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar në orët e pasdites në një sallë tjetër alternative, pas dy ndërprerjeve që u bënë sot me hedhjen e gazit lotsjellës nga forcat politike në opozitë.

* Që kur filloi ai që njihet si sezon vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ky institucion ligjvënës u shndërrua në arenë përplasjesh politike.

* Më 17 shtator nisi e gjitha, me bllokimin e foltores nga ana e subjekteve politike në opozitë. Në seancat pasuese u “përuruan” vezët dhe gazi lotsjellës.

* Në kërkim të shfuqizimit të marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, opozita është zotuar se do të bllokojë punimet në Kuvend.

Na ndiqni në Facebook dhe Twitter.

12:52 14.12.2015

Ende nuk është e qartë se në orën sa do të mund të nis seanca e sotme, duke qenë se nuk ka ende një vendim nga ana e Kryesisë së Kuvendit. Ligjvënësit janë duke pritur vendimin e Kryesisë brenda në Kuvend, kurse jashtë tij janë mbledhur mbështetës të forcave politike në opozitë.

Ndërtesa e Kuvendit është rrethuar nga frocat e rendit.

13:27 14.12.2015

Gaz lotsjellës edhe në sallën e Kryesisë së Kuvendit


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Aty pritej të përcaktohej rrjedha e mëtutjeshme e seancës plenare, pasi u ndërpre si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga dy deputetë tjerë opozitarë, Glauk Konjufca dhe Pal Lekaj.

13:51 14.12.2015

Kryesia e Kuvendit të Kosovës duket se ka marrë vendim për të pezulluar deputetët e opozitës nga seanca e sotme, por jo të gjithë. Janë gjashtë ligjvënës të cilët nuk janë pezulluar dhe aktualisht, deputetët janë në pritje për të parë se cili prej tyre lejohet të marrë pjesë në punimet e seancës.

Në video, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën thotë se janë në pritje të marrin vesh hollësitë e vendimit të Kryesisë.

Valdete Bajrami duke pritur vendimin e Kryesisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:16 0:00

13:59 14.12.2015

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbahet në njërën nga sallat alternative të këtij institucioni, edhe kësaj radhe pa praninë e subjekteve politike në opozitë.

Në rend dite janë 28 pika, në mesin e të cilave edhe miratimi i Buxhetit për vitin 2016.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim të pezullojë edhe këtë herë shumicën e deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Këtyre të fundit nuk po u lejohet hyrja deri te salla alternative, ku po i zhvillon punimet Kuvendi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG