Ndërlidhjet

Seancë në sallën alternative - pa opozitë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar në orët e pasdites në një sallë tjetër alternative, pas dy ndërprerjeve që u bënë sot me hedhjen e gazit lotsjellës nga forcat politike në opozitë.

* Që kur filloi ai që njihet si sezon vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ky institucion ligjvënës u shndërrua në arenë përplasjesh politike.

* Më 17 shtator nisi e gjitha, me bllokimin e foltores nga ana e subjekteve politike në opozitë. Në seancat pasuese u “përuruan” vezët dhe gazi lotsjellës.

* Në kërkim të shfuqizimit të marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, opozita është zotuar se do të bllokojë punimet në Kuvend.

Na ndiqni në Facebook dhe Twitter.

19:18 14.12.2015

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim këtë mbulim direkt të zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.

Për informacione të tjera, na ndiqni në seksionin e lajmeve në evropaelire.org.

18:53 14.12.2015

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Conell, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Kuvend dhe ka dënuar dhunën ndaj institucioneve.

18:43 14.12.2015

Selimi: Deklarata e Thaçit e Mustafës, represion mbi opozitën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj kërkesës së zëvendëskryeministrit dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi miratimin e një deklarate me të cilën do të dënohej veprimi i opozitës në Kuvend.

Selimi tha se deklarata e Thaçit, por edhe e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, paraqesin një represion politik mbi opozitën.

"Qeveria e Kosovës si në mandatin e Thaçit ashtu edhe në atë të Mustafës e kanë nxjerrë parlamentin e Kosovës në një mekanizëm shërbyes ndaj agjendës që nuk ka të bëjë me qytetarët e Kosovës", ka thënë Selimi. Andaj, opozita, ka vijuar ai, po përpiqet që ta kthejë Parlamentin në agjendën e duhur dhe jo në uzurpimin e tij.

18:01 14.12.2015

Autoritetet e rendit kanë shoqëruar për në polici dy deputete të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriajn dhe Teuta Haxhiun.

Të dyja ligjvënëset dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë ditës së sotme, në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG