Ndërlidhjet

Seancë në sallën alternative - pa opozitë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar në orët e pasdites në një sallë tjetër alternative, pas dy ndërprerjeve që u bënë sot me hedhjen e gazit lotsjellës nga forcat politike në opozitë.

* Që kur filloi ai që njihet si sezon vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ky institucion ligjvënës u shndërrua në arenë përplasjesh politike.

* Më 17 shtator nisi e gjitha, me bllokimin e foltores nga ana e subjekteve politike në opozitë. Në seancat pasuese u “përuruan” vezët dhe gazi lotsjellës.

* Në kërkim të shfuqizimit të marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, opozita është zotuar se do të bllokojë punimet në Kuvend.

Na ndiqni në Facebook dhe Twitter.

17:56 14.12.2015

Debati në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës është zhvendosur drejt gjendjes së krijuar në raportin pushtet - opozitë, në fakt mbi masat sanksionuese të cilat parashihen ose jo me rregulloret e punës së Kuvendit, ndaj atyre deputetë të cilët pengojnë funksionimin e institucionit.

17:41 14.12.2015

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se gazi lotsjellës në Kuvend nuk bën asgjë për të përmirësuar mundësitë e punësimit.

17:27 14.12.2015

Zëvendës kryeministri i parë në qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të dënojë atë që ai e quajti "uzurpimin e dhunshëm të objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga një grup i deputetëve të opozitës".

Duke i cilësuar veprimet e sotme të opozitës si të papranueshme, zoti Thaçi ka thënë se dialogu është zgjidhja e vetme për të gjitha çështjet, të cilat i konteston opozita.

17:08 14.12.2015

Kuvendi i Kosovës i ka rifilluar punimet në një sallën alternative, pas pauzës që erdhi si rezultat i hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftia.

Seanca po vazhdon pa asnjë deputet opozitar, shumica e të cilëve tashmë janë pezulluar nga ana e Kryesisë së Kuvendit. Ligjvënësit nga radhët e opozitës ndërkaq kanë zënë vendet e tyre në sallën kryesore, ku zakonisht mbahen seancat plenare.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG