Ndërlidhjet

Seancë në sallën alternative - pa opozitë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar në orët e pasdites në një sallë tjetër alternative, pas dy ndërprerjeve që u bënë sot me hedhjen e gazit lotsjellës nga forcat politike në opozitë.

* Që kur filloi ai që njihet si sezon vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ky institucion ligjvënës u shndërrua në arenë përplasjesh politike.

* Më 17 shtator nisi e gjitha, me bllokimin e foltores nga ana e subjekteve politike në opozitë. Në seancat pasuese u “përuruan” vezët dhe gazi lotsjellës.

* Në kërkim të shfuqizimit të marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, opozita është zotuar se do të bllokojë punimet në Kuvend.

Na ndiqni në Facebook dhe Twitter.

10:46 14.12.2015

Kryesia vendos nëse seanca do të vazhdojë pa opozitën

Pas ndërprerjes së seancës nga hedhja e gazit lotsjellës, me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pritet që Kryesia e këtij institucioni të vendos nëse mbledhja sërish do të vazhdojë pa opozitën, ashtu siç u veprua në seancën e 30 nëntorit.

10:47 14.12.2015

Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit nga ana e ligjvënësve opozitarë.

Gaz lotsjellës sërish në Kuvend
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

11:20 14.12.2015

Përkrahësit e partive opozitare po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, duke brohoritur kundër marrëveshjeve me Serbinë. Forca të shtuara të policisë janë të pranishme para hyrjes së Kuvendit.

Simpatizantët e opozitës para objektit të Kuvendit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:30 0:00

11:50 14.12.2015

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka folur para gazetarëve në mjediset e Kuvendit të Kosovës...​

"Jam këtu për të mbështetur funksionimin normal të Kuvendit, dhe u zhgënjeva kur disa deputetë të Kuvendit hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, sërish. Është zhgënjyese. Siç e dini, Kuvendi është dashur që ta miratojë sot buxhetin për vitin e ardhshëm dhe ka një listë të gjatë ligjesh të rëndësishme për shqyrtim, të domosdoshme për Kosovën".

Duke rikujtuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në Kosovë dhe thirrjet e tij për të shmangur aktet e dhunës nga Kuvendi, Delawie tha se është zhgënjyes fakti që njerëzit nuk i kanë dëgjuar thirrjet e tij.

Ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin e tij edhe me faktin se dy ligjvënës nga opozita, ndaj të cilëve është në fuqi masa e arrestit shtëpiak, ndjejnë se nuk e kanë për detyrim të ndjekin të njejtat rregulla dhe ligje që vlejnë për cilindo qytetar tjetër të Kosovës.

"Për fund do të doja të thosha diçka për rritjen e retorikës nacionaliste dhe ksenofobike ditët e fundit. Mendoj se Ballkani ka parë mjaft retorikë të tillë, dhe shpresoj të marrë fund përfundimisht", tha mes tjerash ambasadori amerikan.

Ai ka rikujtuar ligjvënësit se qytetarët e Kosovës janë ata që duan zhvillimin ekonomik dhe shtim të vendeve të punës, dhe shpërqëndrimi i Kuvendit nuk ndihmon në jetësimin e këtyre synimeve.

Ambasadori Delawie komenton bllokimin e Kuvendit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG