Ndërlidhjet

Live Blog: Krijimi i institucioneve të Kosovës

- Gjashtë muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kosova pritet të bëhet me institucione.

- Këto institucione do të formohen në bazë të një marrëveshjeje të arritur për bashkë-qeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

12:51 9.12.2014

Kuvendi zgjodhi qeverinë e re të Kosovës

Me 73 vota për 38 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re me kryeministër Isa Mustafën.

Procedura e votimit, pasoi debatin prej katër orësh të mbajtur në Kuvendin e Kosovës ditën e hënë.

Qeveria e re e Kosovës është formuar mbi bazën e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

13:04 9.12.2014

Ministrat e Qeverisë së re të Kosovës

Kryeministër i Republikës së Kosovës - Isa Mustafa

Zëvendëskryeministër i Parë - Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministër - Kujtim Shala

Zëvendëskryeministër - Branimir Stojanoviq

PDK:

1. Ministër i Punëve të Jashtme - Hashim Thaçi

2. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Arsim Bajrami

3. Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Memli Krasniqi

4. Ministre e pa Portofol - Edita Tahiri

5. Ministër i Drejtësisë - Hajredin Kuçi

6. Ministër i Integrimit Evropian - Bekim Qollaku

7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik - Blerand Stavileci

8. Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - Ferid Agani

9. Ministër i Diasporës - Valon Murati

LDK:

1. Ministër i Punëve të Brendshme - Skender Hyseni

2. Ministër i Shëndetësisë - Imet Rrahmani

3. Ministër i Infrastrukturës - Lutfi Zharku

4. Ministre e Tregtisë dhe Industrisë - Hikmete Bajrami

5. Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës - Haki Demolli

6. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Kujtim Shala

7. Ministër e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Arban Abrashi

8. Ministër i Financave - Avdullah Hoti

Partitë minoritare.

1. Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal - Lubomir Mariq

2.Minister për Komunitete dhe Kthim - Aleksandar Jablanoviq

3. Ministër i Administratës Publike - Mahir Yagcilar

4. Ministës pa Portofol - Rasim Demiri

13:34 9.12.2014

13:36 9.12.2014

Zyra dhe misionet e BE-së përshëndesin zgjedhjen e qeverisë

Zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës e kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së të pranishme në Kosovë.

"Para Kosovës paraqiten shumë sfida, nga bërja e reformave politike dhe ekonomike, deri te bërja prioritet e zhvillimit socio-ekonomik dhe punësimit, nga ripërtrirja e përkushtimit ndaj dialogut me Beogradin, deri te vendosja e theksit në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe rritje të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit, bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe krijimin e gjykatës speciale", thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve evropian në Kosovë.

Të gjitha këto prioritete, vijon deklarta, janë qenësore për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e saj evropiane. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj janë të gatshme për të mbështetur Kuvendin dhe qeverinë në punën e tyre.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG