Mustafa nuk falënderon deputetët e LDK-së
Kryeministri i sapozgjedhur Isa Mustafa ka bërë një falënderim interesant pas marrjes së besimit në Kuvend. Ai i ka falënderuar të gjithë, por jo edhe deputetët e partisë së tij.
Disa deputetë të LDK-së, votuan kundër zgjedhjes së kësaj qeverie, ngaqë e kundërshtuan nga fillimi koalicionin me PDK-në.
"Falënderoj për këtë besim të gjithë ju që votuat. Falënderoj edhe ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan. Natyrisht, e gjithë kjo vlen për të gjithë ju, por jo për deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës", ka thënë Mustafa.
Pranim-dorëzimi i detyrës nga ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, te kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, do të bëhet ditën e premte, 12 dhjetor 2014.