Ndërlidhjet

Live Blog: Krijimi i institucioneve të Kosovës

- Gjashtë muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kosova pritet të bëhet me institucione.

- Këto institucione do të formohen në bazë të një marrëveshjeje të arritur për bashkë-qeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

16:02 9.12.2014

13:58 9.12.2014

Pranim-dorëzimi i detyrës nga ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, te kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, do të bëhet ditën e premte, 12 dhjetor 2014.

13:46 9.12.2014

Mustafa nuk falënderon deputetët e LDK-së

Kryeministri i sapozgjedhur Isa Mustafa ka bërë një falënderim interesant pas marrjes së besimit në Kuvend. Ai i ka falënderuar të gjithë, por jo edhe deputetët e partisë së tij.

Disa deputetë të LDK-së, votuan kundër zgjedhjes së kësaj qeverie, ngaqë e kundërshtuan nga fillimi koalicionin me PDK-në.

"Falënderoj për këtë besim të gjithë ju që votuat. Falënderoj edhe ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan. Natyrisht, e gjithë kjo vlen për të gjithë ju, por jo për deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës", ka thënë Mustafa.

13:36 9.12.2014

Zyra dhe misionet e BE-së përshëndesin zgjedhjen e qeverisë

Zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës e kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së të pranishme në Kosovë.

"Para Kosovës paraqiten shumë sfida, nga bërja e reformave politike dhe ekonomike, deri te bërja prioritet e zhvillimit socio-ekonomik dhe punësimit, nga ripërtrirja e përkushtimit ndaj dialogut me Beogradin, deri te vendosja e theksit në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe rritje të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit, bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe krijimin e gjykatës speciale", thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve evropian në Kosovë.

Të gjitha këto prioritete, vijon deklarta, janë qenësore për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e saj evropiane. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj janë të gatshme për të mbështetur Kuvendin dhe qeverinë në punën e tyre.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG