Ndërlidhjet

Live Blog: Krijimi i institucioneve të Kosovës

- Gjashtë muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kosova pritet të bëhet me institucione.

- Këto institucione do të formohen në bazë të një marrëveshjeje të arritur për bashkë-qeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

20:51 8.12.2014

21:21 8.12.2014

Shtyhet seanca për zgjedhjen e qeverisë për të martën

Me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi ka shtyrë votimin për formimin e qeverisë së re.

Votimi u tha se do të mbahet të martën në orën 12:00.

09:46 9.12.2014

Sot pritet votimi i qeverisë

Sot, e martë, në orën 12:00 pritet të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, me një pikë në rendin e ditës, votimin për qeverinë e re të Kosovës.

Të hënën, ligjvënësit votuan për udhëheqjen e re të Kuvendit të Kosovës, në krye të të cilit u votua Kadri Veseli nga Partia Demokratike e Kosovës.

Mandatar për formimin e qeverisë u dekretua Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili u nominua si kryeministër, në saje të marrëveshjes për bashkë-qeverisje të arritur ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

Në seancën për votimin e qeverisë nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Listës "Serbe".

Komuniteti serb i përfaqësuar në Kuvend është kategori kushtetuese dhe këtij komuniteti i takojnë së paky dy poste ministrore.

12:00 9.12.2014

Qytetarët në Prishtinë thonë se nuk janë optimistë se gjërat mund të ndryshojnë në të mirën e tyre, pas udhëheqjes së re të Kuvendit të Kosovës dhe mandatarit për formimin e qeverisë, Isa Mustafa.

Jeton Ballacaku nga Prishtina, i cili studion në Fakultetin Filozofik tha për Radion Evropa e Lirë se janë mësuar me deklaratat e premtimet e politikanëve dhe mosrealizimin e tyre.

Ai nuk beson se do të ketë ndryshime në të mirë të qytetarëve...

“Nuk besoj se qeverisja e Mustafës do të ndryshojq nga qeverisja e Thaçit, nëse do të jetë një mandat i plotë, do të jenë të njëjtat sfida apo të njëjtat kërkesa të qytetarëve ashtu siç i kanë pasur në mandatin e zotit të Thaçi, vende të punës, zhvillim ekonomik, për të cilat jemi mësuar të dëgjojmë vetëm retorikë, e të cilat nuk janë realizuar asnjëherë”, tha Bllacaku.

Gent Gashi, punëtor në një dyqan në qendër te Prishtinës, thotë se mandatari për qeverinë e re, Isa Mustafa, nuk ka arritur t’ia dalë në qeverisjen lokale. Sipas Gashit, Isa Mustafa as në udhëheqje të Qeverisë nuk do të ketë sukses.

“Duke ditur që zoti Isa Mustafa, për disa mandate ka qeverisur në komunën e Prishtinës, dhe duke ditur që ka dështuar në këtë qeverisje, nuk besoi se do të bëjë punë më të mirë se sa Hashim Thaçi”, tha Gashi.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00
Shkarkoje

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG