Gjatë fjalimit të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, tri paritë opozitare në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, lëshuan sallën e Kuvendit.
Kurti: Ditë e zezë për Kosovën
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kritikoi koalicionin PDK-LDK. Ai tha se edhe pse pa institucione, Kosova deri tash ka qenë në një krizë të butë, e cila pas këtij koalicioni është thelluar.
“Kjo është dita më e zezë për Kosovën sepse në njërën anë kreu i SHIK-ut u bë kryeparlamentar dhe dy parti që po rrudhen u bënë bashkë për të qeverisur”, tha Kurti.
“Në një takim që kishim me Isa Mustafën, pati thënë as UDB-ja nuk është më e keqe se SHIK-u, ndërsa tash po do të bëhet kryeministër me koalicion me anëtarët e SHIK-ut”, shtoi Kurti.
Thaçi: Opozita më luti për koalicion
Duke iu përgjigjur akuzave të partive opozitare, ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se të gjitha nga këto parti, i janë ofruar atij, duke kërkuar koalicion me PDK-në.
“Të potencoj se para se të nënshkruajmë marrëveshje me zotin Mustafa, që të tri partitë, që tash dolën jashtë sepse nuk patën guxim të të ballafaqohen, më kanë ofruar oferta për koalicion”.