Ndërlidhjet

Live Blog: Krijimi i institucioneve të Kosovës

- Gjashtë muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kosova pritet të bëhet me institucione.

- Këto institucione do të formohen në bazë të një marrëveshjeje të arritur për bashkë-qeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

13:57 8.12.2014

14:24 8.12.2014

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja politike PDK-LDK dhe numri i deputetëve të tyre në Kuvend do të bëjë që vendimarrjet të mos kenë probleme.

“Duket që Kuvendi i Kosovës për herë të parë ndoshta mund të ketë një shumicë jashtëzakonisht të madhe të deputetëve, të cilët janë pjesë e një koalicioni qeverisës dhe shumë lehtë mund të ndikojnë që të shtyjnë të gjitha agjendat, të gjitha obligimet që ka Kosova në rrafshin e brendshëm, por edhe në rrafshin e jashtëm”, tha Selmanaj.

14:56 8.12.2014

Analisti politik Halil Matoshi thotë se partitë e mëdha që e përbëjnë shumicën në Kuvendin e Kosovës, nuk do të kenë problem sa i takon çështjes së votave apo numrave.

Megjithatë, Matoshi mendon se në legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës do të ketë një debat të ashpër.

“Në Kuvendin e Kosovës do të pasojë një debat shumë, shumë i ashpër”, tha Matoshti.

15:03 8.12.2014

Partnerët e koalicionit në takim me Listën "Serbe"

Radio Evropa e Lirë merr vesh se partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, kanë mosmarrëveshje me subjektin politik të serbëve të Kosovës, Listën “Serbe”.

Përfaqësues të kësaj Liste aktualisht janë në takim me partnerët e koalicionit, për të shqyrtuar kërkesat që kjo Listë i ka parashtruar kohë më parë, si parakusht për të hyrë në qeverinë e re.

Serbëve të Kosovës ju takojnë së paku dy poste ministrore dhe përfaqësimi i tyre në qeveri parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG