Sot pritet votimi i qeverisë
Sot, e martë, në orën 12:00 pritet të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, me një pikë në rendin e ditës, votimin për qeverinë e re të Kosovës.
Të hënën, ligjvënësit votuan për udhëheqjen e re të Kuvendit të Kosovës, në krye të të cilit u votua Kadri Veseli nga Partia Demokratike e Kosovës.
Mandatar për formimin e qeverisë u dekretua Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili u nominua si kryeministër, në saje të marrëveshjes për bashkë-qeverisje të arritur ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
Në seancën për votimin e qeverisë nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Listës "Serbe".
Komuniteti serb i përfaqësuar në Kuvend është kategori kushtetuese dhe këtij komuniteti i takojnë së paky dy poste ministrore.
Shtyhet seanca për zgjedhjen e qeverisë për të martën
Me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi ka shtyrë votimin për formimin e qeverisë së re.
Votimi u tha se do të mbahet të martën në orën 12:00.
Thaçi: Opozita më luti për koalicion
Duke iu përgjigjur akuzave të partive opozitare, ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se të gjitha nga këto parti, i janë ofruar atij, duke kërkuar koalicion me PDK-në.
“Të potencoj se para se të nënshkruajmë marrëveshje me zotin Mustafa, që të tri partitë, që tash dolën jashtë sepse nuk patën guxim të të ballafaqohen, më kanë ofruar oferta për koalicion”.