Ndërlidhjet

Live Blog: Krijimi i institucioneve të Kosovës

- Gjashtë muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kosova pritet të bëhet me institucione.

- Këto institucione do të formohen në bazë të një marrëveshjeje të arritur për bashkë-qeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

14:56 8.12.2014

Analisti politik Halil Matoshi thotë se partitë e mëdha që e përbëjnë shumicën në Kuvendin e Kosovës, nuk do të kenë problem sa i takon çështjes së votave apo numrave.

Megjithatë, Matoshi mendon se në legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës do të ketë një debat të ashpër.

“Në Kuvendin e Kosovës do të pasojë një debat shumë, shumë i ashpër”, tha Matoshti.

14:24 8.12.2014

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja politike PDK-LDK dhe numri i deputetëve të tyre në Kuvend do të bëjë që vendimarrjet të mos kenë probleme.

“Duket që Kuvendi i Kosovës për herë të parë ndoshta mund të ketë një shumicë jashtëzakonisht të madhe të deputetëve, të cilët janë pjesë e një koalicioni qeverisës dhe shumë lehtë mund të ndikojnë që të shtyjnë të gjitha agjendat, të gjitha obligimet që ka Kosova në rrafshin e brendshëm, por edhe në rrafshin e jashtëm”, tha Selmanaj.

13:57 8.12.2014

13:39 8.12.2014

Kuvendi voton qeverinë e re të Kosovës në seancën e orës 16:00

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e parë pas konstituimit, sot në orën 16:00. Në atë seancë pritet të votohet formimi i qeverisë së re të Kosovës.

Procedura për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme është plotësuar përmes kërkesës së deputetëve me anë të 41 nëshkrimeve të mbledhura.

Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministër do të jetë Isa Mustafa, kurse zëvendësi i parë i tij, Hashim Thaçi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG