Pavarësisht se buxheti për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shënuar rritje mbi 80 për qind në 4 vjetët e fundit, prej rreth 11 milionë eurosh në rreth 20 milionë euro, megjithatë nevojat për investime në fushën e kulturës dhe artit janë shumë më të mëdha se sa buxheti që ndahet për to, vlerësojnë zyrtarët e institucioneve qeveritare përgjegjëse për kulturën, por edhe përfaqësuesit e komunitetit të artistëve në vend.
Jehona Shyti, këshilltare e lartë politike e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, thotë se tashmë janë përzgjedhur projektet e pavarura që do të mbështeten nga Ministria e Kulturës.
“Në raundin e parë janë ndarë, për subvencionet në kulturën e pavarur, 800 mijë euro. Këtë vit, tashmë e kemi bërë listën dhe janë miratuar projektet që do të mbështeten nga ana e Ministrisë së Kulturës. Janë mbi 300 projekte të organizatave joqeveritare , por edhe të artistëve të pavarur”.
“Konkursi tjetër është prej 700 mijë eurosh dhe është për projektet filmike. Këto janë vetëm për kulturën e pavarur. Ndërkaq, për aktivitetet dhe veprimtaritë e institucioneve të kulturës që janë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, janë komplet mjete të tjera”, thotë Jehona Shyti.
Ajo thekson se edhe rreth 100 mijë euro do të investohen në konkursin për botimin e librit.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e institucioneve kulturore dhe të komunitetit të artistëve në përgjithësi, vlerësojnë se rritja graduale e investimeve në kulturë dhe art ka ndodhur.
Megjithatë, sipas tyre, kjo rritje është e minore në krahasim me kërkesat për investime në aktivitetet kulturore. Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës, thotë se rritja graduale e buxhetit i ka ndihmuar aktivitetet e këtij institucioni, por ajo nuk i përmbushë nevojat që aktualisht kanë institucionet kulturore në përgjithësi.
“Unë mendoj se duhet shumë më shumë mjete dhe mbështetje, të mos them mbase edhe dyfishi apo trefishi i asaj që tash është. Mendoj se duhet një strategji më e gjerë kombëtare dhe qeveritare që një herë të kalojë prioriteti edhe në kulturë. Pra, në mënyrë dramatike të ndodhë ndryshimi dhe rritja në të gjitha sferat që e mbulojnë kulturën”, konsideron Jashari.
Dramaturgu Arian Krasniqi, vlerëson se në 15 vjetët e fundit, asnjë qeveri në Kosovë nuk e ka trajtuar kulturën si prioritet. Sipas tij, ndarja e rreth 20 milionë eurove si buxhet për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës prej 1. 4 miliard euro, është vetëm një shumë simbolike që nuk mundëson zhvillim të mirëfilltë të jetës kulturore.
“Buxhetet që janë ndarë për kulturën, përkatësisht për Ministrinë e Kulturës, kanë qenë buxhete të vogla, simbolike dhe që nuk kanë garantuar një zhvillim më të hovshëm të jetës kulturore në vendin tonë, si dhe nuk kanë garantuar një funksionalitet më të madh produktiv të institucioneve kulturore".
"Rritja që ka ndodhur në këto vite, është krejtësisht simbolike dhe nuk është as afërsisht atyre pritjeve që ka komuniteti i artistëve, por edhe pritjeve që kanë vetë institucionet kulturore, në mënyrë që t’i realizojnë programet e veta vjetore”, vlerëson Krasniqi.
Se buxheti për kulturën është i pamjaftueshëm përballë kërkesave dhe nevojave në këtë fushë, pajtohet edhe Jehona Shyti.
“Nuk mendojmë që janë të mjaftueshme, mirëpo janë shumë më shumë se sa ato që kemi pasur në vitin 2011, kur kemi ardhur ne. Edhe pajtohemi që ka nevojë ende për buxhet. Por, po shpresojmë që trendi i rritjes do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, pohon Shtyi.
Ndryshe, dramaturgu Krasniqi, vlerëson se nevojitet vullneti politik për investime më të mëdha në kulturë. Deri më tash, sipas tij, investimet për kulturën janë varur nga, siç thotë ai, mentaliteti i atyre që bëjnë politikën, të cilët, siç vlerëson ai, nuk e shohin fushën e kulturës si prioritet me interes.
“Unë mendoj që, realisht, perceptimi i komunitetit të artistëve në sytë e politikës është se jemi komunitet i vogël dhe nuk çojmë peshë në vota. Kështu ka qenë, së paku në këto 15 vjet dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot”, thekson Krasniqi.
Mendim të ngjashëm ka edhe drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Jashari.
“Kjo mund të jetë edhe pasojë e mentalitetit. Por, unë mendoj që, thjesht, mungon ndoshta vullneti politik për t’iu qasur edhe kësaj fushe në mënyrë serioze dhe të vendoset çështja e financimit në binarë të duhur”, përfundon Jashari.