Edicioni i dytë i festivalit të teatrove të kukullave, i cili do të nisë më 26 shtator në teatrin Dodona në Prishtinë, do të jetë një festë katër ditore për fëmijët që janë dashamirë të tetarit të kukullave.
Kështu kanë premtuar organizatorët e këtij festivali, i cili vitin e kaluar kishte sjellë në Prishtinë trupat teatrore nga viset e banuara me shqiptarë, ndërkohë që sivjet sjell teatrot e kukullave nga disa vende të rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Drejtori i tetarit Dodona, Agron Shala, thotë se në këtë mënyrë ky teatër po përpiqet që dalë nga dalë ta zgjeroj festivalin në format ndërkombëtarë.
“Tash është viti i dytë. Normalisht, pse mbahet në Prishtinë arsyeja është e thjeshtë, sepse i vetmi teatër në Kosovë i kukullave, i profilizuar, është vetëm Dodona. Dodona e ka trupën e aktorëve, regjisoren e vet dhe ofron mbi 40 shfaqje, vetëm për fëmijë. Vitin e kaluar, meqë ka qenë hera e parë dhe plani ka qenë i ekipit të mëparshëm dhe me kujdesin për një organizim dhe përzgjedhje të mirë, jemi përcaktuar më shumë për trupat nga trojet shqiptare”.
“Këtë vit, përsëri me kujdes, jemi përcaktuar që të zgjerohemi pak në rajon. Janë tri trupa, njëra nga Kroacia, tjetra nga Bullgaria dhe një nga Maqedonia. Përveç kësaj, nga Shqipëria do të jenë edhe 2 trupa dhe natyrisht, tetari Dodona, me shfaqjet që i ka në repertorin e saj”, shprehet Shala.
Gjatë 4 ditëve të festivalit, në skenën e teatrit Dodona do të jepen shtatë shfaqje. Regjisorja e tetarit të kukullave, Melihate Qena, thotë se trupat teatrore që do të marrin pjesë në festival do të ofrojnë shfaqje mjaft kualitative dhe me mesazhe mjaft edukuese për fëmijët.
“Temat janë të ndryshme. Janë kryesisht përralla popullore. Unë mendoj që përrala popullore e ngërthen në vetvete krejt filozofinë e jetës, sepse nuk është diçka që ulet shkrimtari dhe e shkruan, por është përvoja e jetës, pra janë qindra dhe mija vjet dhe ato janë të verifikuara. Kështu që, më shumë janë mesazh i jetës se sa vetëm një shkrim i thjeshtë i një fabule”.
Festivali i teatrove të kukullave në Dodonë, do të mbështetet krejtësisht nga komuna e Prishtinës.
Vlora Dumoshi, drejtuese e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, vlerëson se festivali i teatrove të kukullave është festival i gjithë qytetit.
“Me ndihmën e teatrit Dodona, i cili është edhe institucion i komunës së Prishtinës, kemi themeluar këtë festival dhe komuna do ta mbështes në mënyrë logjistike, por edhe financiare. Ne si komunë e Prishtinës, bashkë me teatrin Dodona, jemi përgatitur që t’i presim mysafirët që do të na vinë me shfaqje të ndryshme, të cilat ka kohë që janë paralajmëruar në pjesën e marketingut. Urojmë që të na vinë sa më shumë fëmijë, që t’i shikojnë këto pjesë, të cilat do të jenë sigurisht të mira dhe të dashura për ta”, thotë Dumoshi.
Festivali i teatrove të kukullave përfundon më 29 shtator.
Ndryshe, teatri Dodona në Prishtinë, i cili është i profilizuar si teatër i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave, është ndër teatrot më të frekuentuara dhe për dallim nga teatrot tjera në Kosovë, gjatë viteve të fundit nuk ka pasur krizë të publikut.