Të gjithë indikatorët flasin se përkundër dialogut dhe marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës, situata në këtë pjesë të vendit nuk ka ndryshuar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Analisti i çështjeve politike, njëherësh edhe ekspert i çështjeve juridike kushtetuese, Mallum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se gjendja aktuale në veri nuk reflekton ndonjë ndryshim nga ajo që ka qenë para zgjedhjeve lokale.
Për më tepër, sipas tij, situata në veri krijon përshtypjen e bazuar se dialogu i Kosovës me Serbinë ka qenë i panevojshëm.
Sjelljet e të zgjedhurve në komunat në veri, sikurse vonesa e miratimit të statuteve të komunave, e më pas miratimi i këtyre statuteve në kundërshtim me ligjet e Kosovës, mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta të kuvendeve komunale, simbolet komunale që injorojnë institucionet e Kosovës, mungesa edhe më tutje e gjyqësisë së Kosovës në veri, si dhe së fundmi, sulmi ndaj pjesëtarëve të institucionit të sigurisë, janë sinjale që tregojnë se në veri nuk ka ndryshuar gjendja për të mirë, vlerëson profesor Baraliu.
“Nuk ka asnjë ndryshim. Përkundrazi, në fakt, janë të njëjtit njerëz që kanë qenë të çelikosur, të betonuar në strukturat e shtetit të Serbisë, madje edhe në strukturat e shtetit të Serbisë në Beograd dhe të deleguar këtu. Janë transformuar, kinse, dhe janë bërë tash përgjegjës të komunave të tyre".
"Por, as nuk i respektojnë komunat, sillen në mënyrë neutrale ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Nuk mund të themi dhe të shpresojmë, të paktën në bazë të veprimeve të deritanishme, që atje (në veri) është stabilizuar gjendja dhe ka gjasa që bëhet integrimi i atyre pjesëve të territorit të Kosovës në institucionet e saj”, thekson Baraliu.
Bazuar në situatën e tanishme në veri edhe Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, vlerëson se ende nuk ka integrim konkret të kësaj pjese të vendit në institucionet e Kosovës.
Megjithatë, siç thotë ajo për Radion Evropa e Lirë, ekzistojnë edhe lëvizje pozitive në këtë drejtim.
“Nëse duam ta vlerësojmë integrimin konkret të integrimit të veriut në sistemin e Kosovës, në këtë pikë pajtohem se nuk është arritur ndonjë ndryshim konkret dhe se ky proces po zhvillohet mjaft ngadalë. Ka mjaft çështje me mosmarrëveshje dhe që nuk janë zgjidhur ende".
"Por është pozitive që gjërat në teren po ndryshojnë. Për shembull, kemi dy institucione komunale, Zyrën Administrative dhe Komunën serbe, të cilat punojnë nën kompetencat e kryetarit të komunës, që do të thotë se bashkëpunojnë. Tashmë njerëzit vijnë lirshëm në këtë zyrë dhe marrin shërbimet që kërkojnë”, theksoi Hoxhiq.
Por, profesor Baraliu, vlerëson se situata e tanishme në veri, ngjallë dilemat se a po shkon kjo pjesë e vendit drejt integrimit apo në të kundërtën.
Sipas tij, përfaqësuesit serbë të institucioneve në komunat veriore, me veprimet e tyre, po tregojnë se po ndjekin rrugën, e cila, siç thotë ai, pas formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të përfundoj me një ndarje të brendshme në Kosovë, apo me një nivel të tretë të pushtetit.
“Pikërisht ajo është dilema, të cilën e kemi të gjithë ne qytetarët e Kosovës. Dilema është se a po shkohet drejt integrimit apo dezintegrimit. Unë jam skeptik, dyshoj shumë dhe frikohem se atje po ndodhë pikërisht kjo (dezintegrimi), nën dirigjimin e Beogradit. Duhet të vetëdijesohemi dhe të punojmë seriozisht që ta parandalojmë këtë, që të mos ndodhë”, thekson Baraliu.
Në anën tjetër, Hoxhiq vlerëson se pritjet e disa individëve, qoftë nga bashkësia ndërkombëtare, qoftë nga Prishtina, e mbase edhe nga Beogradi, lidhur me integrimin e veriut, kanë qenë tepër ambicioze.
Ajo thotë se edhe më parë ka tërhequr vëmendjen se situata në teren, në veri, është mjaft e komplikuar.
“Nuk është e lehtë të bartesh nga një sistem në tjetrin. Kjo vërtetë është një situatë e komplikuar, ku së pari duhet të filloni ta ndryshoni vetëdijen e vet qytetarëve. Më pas, keni udhëheqësit, të cilët e kuptojnë situatën, por që ende nuk është zhvilluar mekanizmi, në mënyrë që të arrihet deri te ndryshimet konkrete”, ka theksuar Hoxhiq.
Ajo ka shtuar se të gjitha palët duhet ta kuptojnë se është e nevojshme një periudhë tranzicioni.
Siç ka theksuar Hoxhiq, drejt integrimit të veriut duhet ecur me hapa të vogël dhe të ngadaltë, por të sigurt, duke zgjidhur problemet një nga një.