Statutet e miratuara nga katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë me shumicë serbe, janë hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës.
Zyrtarët e kësaj të fundit kanë deklaruar se miratimet e këtyre statuteve nuk janë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ashtu siç e përcakton marrëveshja e Brukselit.
Por, zyrtarët e institucioneve lokale në veri, thonë se miratimi i statuteve është në përputhje me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kanë qëllim që ta ruajnë neutralitetin në raport me pavarësinë e Kosovës.
Në një komunikatë për media, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar se në seancat e mbajtura në kuvendet komunale në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, dhe në Mitrovicën veriore “janë miratuar statutet e komunave veriore, të cilat për nga përmbajtja e tyre, në disa pjesë nuk janë në pajtim me Ligjet e Kosovës”.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka theksuar se si të tilla, janë të papranueshme dhe kanë nevojë që të plotësohen dhe ndryshohen, në mënyrë që të jenë në pajtim me Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ashtu siç e përcakton marrëveshja e Brukselit.
Harmonizimi i këtyre statuteve sipas Ligjeve të Kosovës duhet të ndodhë para se këto statute të hyjnë në fuqi.
Por, Ksenija Bozhoviq, kryetare e Kuvendit komunal në Mitrovicën e veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se lidhur me miratimin e statuteve, mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet që vijnë nga Qeveria në Prishtinë, duhet të zgjidhen në, siç i quan ajo, instanca më të larta.
“Sa u përket zhvillimeve të mëtutjeshme, këto duhet të zgjidhen në instanca më të larta, natyrisht ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe Brukselit. Serbët e veriut do të marrin, do të presin dhe do të kërkojnë instruksione nga Qeveria e tyre e Republikës së Serbisë dhe më pas do të shohim se si do të zhvillohet situata”, thekson Bozhoviq.
Ndryshe, në udhëzimet që ka dhënë Qeveria e Kosovës thuhet se kuvendet komunale të këtyre komunave duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, në mënyrë që përmbajtja e statuteve të jetë legale dhe të mund të përdoret nga autoritetet e zgjedhura komunale.
“Në të kundërtën, këto statute do të konsiderohen jolegale dhe Qeveria e Kosovës do të marrë veprime konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të saj”, ka thënë zëvendës kryeministrja Tahiri.
Procesi i aprovimit të statuteve dhe simboleve të komunave veriore është monitoruar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si edhe Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Lumnije Demi, thotë për Radion Evropa e Lirë se shkeljet ligjore gjatë miratimit të statuteve të komunave veriore janë evidentuar menjëherë.
“Zyrtarët e ministrisë ( së Pushtetit Lokal) i kanë monitoruar seancat në veri. Në fakt, mbrëmë janë evidencuar shkeljet ligjore, të cilat janë bërë gjatë miratimit të statuteve. Tash, njësitë përgjegjëse në ministri janë duke u marrë edhe me detajet tjera ligjore rreth procesit dhe normalisht, brenda afateve të caktuara ligjore, ministria do të dalë me shqyrtimin preliminar edhe për komunat përkatëse, por edhe për publikun”, shton Demi.
Në anën tjetër, në qoftë se statutet e komunave përkatëse nuk janë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe në qoftë se statutet e tilla nuk ndryshohen dhe sillen në përputhshmëri me ligjet brenda afateve ligjore, atëherë ligjet parashohin edhe shpërndarjen e kuvendeve komunale dhe thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Demi thotë se tash për tash, ende nuk është krejtësisht e qartë se cila do të jetë kërkesa e Ministrisë së Pushtetit Lokal, ndaj komunave veriore.
“Derisa ministria nuk e ka zyrtarizuar draftin e fundit të vlerësimit ligjor, nuk mund të jap detaje të asaj se çka ka për të kërkuar ministria. Por, ky proces do të kryhet brenda afatit ligjor”, thekson Demi, duke shtuar se kjo pritet të ndodhë deri në mesin e javës së ardhshme.
Por, Bozhoviq vlerëson se statutet e miratuara nga komunat veriore, nuk do të ndryshohen.
“Afatin për miratimin e statutit ne e kemi pasur deri mbrëmë në orën 12 të mesnatës. Ne është dashur që ta respektojmë këtë afat. Tash vazhdon procedura dhe kush dhe çfarë vendimesh do të sjellë, unë nuk mund të flas tash për këtë. Por, cilat do vendime që të sillen, qoftë edhe përsëritja e zgjedhjeve, atëherë ne do të shkojmë në zgjedhje, sepse ne nuk mund të ndryshojmë këtu asgjë”, deklaron Bozhoviq.
Ndryshe, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vendosë ligjin, rendin, demokracinë dhe normalitetin në këtë pjesë të vendit sipas Kushtetutës së Kosovës dhe u bën thirrje udhëheqjeve të reja në komunat veriore të respektojnë sistemin legal të Kosovës që, siç thuhet, është në interesin e gjithë qytetarëve.