E formuar vetëm pak ditë para fushatës zgjedhore, Iniciativa Qytetare Serbe, e njohur si lista serbe e mbështetur nga Qeveria e Beogradit, ka arritur që të shkojë në balotazh për kryetar në gjashtë komuna, duke mos llogaritur edhe katër komunat veriore, ku ajo mund të jetë favorite.
Në Graçanicë, Kllokot dhe Ranillug është e para dhe me gjasa të fitojë.
Kurse, në Novobërdë, Partesh dhe Shtërpcë, kandidatët e saj janë në pozitat e dyta dhe, në bazë të përqindjes në rrethin e parë të votimeve, me më pak gjasa për fitore.
Ngritjen e shpejtë të Listës Serbe, të cilën Qeveria e Ivica Daçiqit e kishte prezantuar si mbrojtëse të interesave serbe në Kosovë, analistët politikë në Prishtinë e shohin nga disa këndvështrime.
Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë mendon se nga bisedimet e Brukselit është parë që skenari i Beogradit gjatë gjithë kohës ishte që të mbajë status quo në veri dhe të njëjtën kohë të shtrijë ndikimin e vet në komunat poshtë lumit Ibër. Një skenar i tillë, sipas tij, po realizohet.
Me ngritjen e listës serbe, sipas Dolit, mund të vihen në pozitë të keqe subjektet politike në komunat me shumicë serbe që tashmë kishin filluar të funksiononin mbi bazat e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
“Serbët, të cilët kanë shprehur mbështetjen e plotë për Kosovën si shtet, pavarësinë dhe institucionet e saj, janë vënë në një pozitë jashtëzakonisht të pafavorshme nga Qeveria e Kosovës, duke u ndihmuar nga Qeveria e Serbisë, dhe të njëjtën kohë kanë marrë të themi një dënim për pranimin e shtetësisë së Kosovës duke u përjashtuar nga qasja në pushtetin komunal, kësaj radhe”, thotë Doli.
Ndërkohë, Shqipe Pantina nga Qendra për Politikë dhe Avokim dhe pjesë e koalicionit Demokracia në Veprim si monitoruese e zgjedhjeve, mendon se ka dy faktorë që e kanë ngritur brenda një muaji listën si subjektin më të pëlqyer nga komuniteti serb.
Si faktor të parë, ajo përmend mbështetjen që kjo listë e ka nga Qeveria e Beogradit. Kurse, si faktor i dytë, sipas saj, është trendi i mbështetjes së subjekteve të reja politike.
“E para është se lista kishte mbështetjen e Beogradit. Ju kujtohet vizita e Daçiqit dhe mitingu në Graçanicë. Ky është faktori i parë dhe më i rëndësishmi. Po, së dyti, besoj që në Kosovë, jo vetëm te komuniteti serb, por edhe tek ai shqiptar, ka pasur një lloj entuziazmi për t’i votuar subjektet e reja, që marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje. Kjo vjen mbase edhe si një lloj kundërshtie ndaj politikave aktuale dhe pakënaqësive që votuesit kanë pasur me to”, vlerëson Pantina.
Si një subjekt që ka refuzuar pranimin e simboleve dhe ligjeve të Kosovës, ngritja e listës serbe, sipas Dren Dolit, mund të sfidojë funksionimin e institucioneve në nivelin lokal.
E, nëse ky subjekt politik merr përkrahjen e njëjtë në zgjedhjet parlamentare, ai këtë fenomen e parasheh edhe për nivelin qendror.
“Unë nuk e di se si këto komuna që do të qeverisen nga kjo listë, do të pranojnë të zbatojnë ligjet dhe të funksionojnë mbi bazën e ligjeve e rregullave të Kosovës duke qenë që pikërisht është kjo listë që insiston se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur dhe insiston që Kosova ende është pjesë e Serbisë“, thekson Doli.
Në anën tjetër, për Shqipe Pantinën, fuqizimi i një subjekti politik që mbështetet nga Beogradi, mund të shihet nga dy perspektiva.
“Kjo është një lloj thike me dy teha, por të njëjtën kohë i ka edhe përparësitë e veta. Shikuar nga këndi pozitiv, ngaqë ata janë të mbështetur nga Beogradi janë më të gatshëm t’i zbatojnë marrëveshjet eventuale që dalin nga dialogu që Prishtina dhe Beogradi po zhvillojnë në Bruksel”.
“Por, në anën tjetër, negativ mund të jetë fakti se tashmë Serbia ka ndikimin e vet edhe në pushtetin lokal jo vetëm në pjesën veriore, të cilën e ka pasur çdo herë, por ka lëshuar shtrirje edhe në pjesën jugore“, thotë Pantina për Radion Evropa e Lirë.
Për ngritjen e Listës serbe si një subjekt me peshë te ky komunitet në Kosovë, Beogradit iu deshën vetëm dy mitingje në Graçanicë të kryeministrit, Ivica Daçiq dhe më pas të zëvendësit të tij, Aleksandar Vuçiq.
Sidoqoftë, mbështetja për listën serbe, vjen si rezultat i shprehjes së vullnetit të qytetarëve serbë në komunat ku ata përbëjnë shumicën.
Sipas Marrëveshjes së Brukselit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, pas procesit elektoral dhe konstituimit të organeve komunale, serbët do të formojnë asociacionin apo bashkësinë e tyre të komunave, përmes së cilit do të realizojnë edhe një vetëqeverisje lokale, por që në bazë të marrëveshjes, shkon në një shkallë më të gjerë autonomie kur bëhet fjalë më pastaj vetëm për komunat në veri të Kosovës.