Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri pa portofol, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin kanë shfrytëzuar vizitën e tyre në Graçanicë për të folur në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të Listës Serbe, iniciativë kjo qytetare që sponsorohet nga Beogradi në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë.
Ata i kanë bërë thirrje komunitetit serb që në formë referendumi të dalin në zgjedhje në mënyrë që të marrin pushtetin në komunat ku përbëjnë shumicën.
Ndonëse vizita, sipas autoriteteve të Prishtinës, ishte paraparë të jetë e karakterit fetar dhe të zhvillohej përbrenda hapësirës së manastirit të Graçanicës, kjo nuk ka ndodhur.
"Kërkuan nga unë që së pari të shkoj në manastir, ngase kjo është vizitë fetare, sipas Prishtinës. Por, unë në manastir do të shkoj më vonë”, ka thënë Vuçiq.
Ai bashkë me ministrin Vulin janë ndalur në tubimin e “Listës Serbe” në këtë komunë të re të banuar me shumicë serbe duke adresuar fjalime për rëndësinë e daljes së serbeve në votimet e 3 nëntorit.
Vuçiq u ka thënë të pranishmëve se nëse kryeministri turk Erdogan ka mundur t’i flasë masës gjatë fushatës, pse të mos e bënte të njëjtën gjë edhe ai.
“Keni parasysh që ne nuk jemi sot këtu pasi që këtu do të mbahen do farë zgjedhjesh partiake. Nuk janë këto zgjedhje partiake, këto janë zgjedhje që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, të ardhmen e serbëve në Kosovë”, i është drejtuar masës së tubuar Vuçiq.
Megjithatë, ai kishte edhe preferencat e tij se për kënd serbët duhet të votojnë.
“Unë nuk dua të flas se për kënd duhet të votoni, ju vet po e shihni se në tubimin e cilës parti po marr pjesë dhe kënd e përkrahi”, ka thënë Vuçiq, duke aluduar në Listës Serbe.
Vuçiq, ka inkurajuar serbët që të votojnë, pasi që ata, sipas tij, po e mbajnë Serbinë në Kosovë, ku ai tha se dëshiron të vazhdojë të dëgjohet emri serb dhe valon flamuri serb.
Sipas tij, Beogradi dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira edhe me shqiptarët, por asnjëherë nuk do të jap diçka që i takon.
Ndërkaq ministri i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin ka thënë se vetëm me pjesëmarrje në zgjedhje serbët do të siguronin të merrnin maksimumin nga Marrëveshja e Brukselit, që nënkupton vetëqeverisjen lokale nëpër komunat ku përbëjnë shumicën.
“Ajo që është nxjerrë në Bruksel, është maksimumi. Kurse ajo që disi duan të na japin gjithmonë është minimumi. Për këtë arsye ne duhet të dalim më 3 nëntor që të marrim maksimumin”, ka thënë Vulin.
Ky i fundit erdhi në Kosovë pas heqjes së fletarrestim ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës. Sidoqoftë,edhe kësaj radhe, si Vulin ashtu edhe Vuçiq nuk kanë përfillur kërkesat e Qeverisë së Kosovës që të mos përzihen në fushatë.
Në delegacionin e qeverisë serbe ishte edhe ministri i Drejtësisë Nikola Selakoviq, i cili ka vazhduar vizitën në veriu të Mitrovicës ku ka biseduar me gjykatës, prokurorë dhe anëtarë të sindikatës, të punësuar në organet e drejtësisë në këtë qytet.
Për vizitën e delegacionit qeveritar nga Serbia është përkujdesur policia e Kosovës, ajo e EULEX-it, si dhe janë parë edhe trupa të KFOR-it.
Paraprakisht, Graçanicën e pati vizituar gjatë fushatës edhe kryeministri serb, Ivica Daçiq.