Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanoğlu, u ka premtuar institucioneve të Kosovës angazhimin e tij për shtimin e numrit të njohjeve.
Gjatë një vizite që po i bën Prishtinës, turku Ihsanoğlu është pritur nga presidentja, kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, ndërkaq Kuvendi ka mbajtur një seancë solemne për të respektuar këtë vizitë.
Aika thënë se është duke lobuar që të gjitha shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ta njohin Kosovën në një afat sa më të shpejtë.
“Kosova ka qenë një çështje e rëndësishme në agjendën e organizatës. Janë 31 vende që i përkasin organizatës, që numëron 57 shtete, të cilat e kanë njohur Kosovën. Së fundi, atyre iu bashkuan edhe Pakistani e Guanama”, ka thënë Ihsanoğlu.
Sipas tij, së shpejti priten edhe njohje të reja.
Nga ana e tij, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova pret njohje të reja, por ato nuk mund të bëhen publike në këtë fazë, për shkak të implikimeve që mund të kenë.
Thaçi ka theksuar se ka marrë mbështetjen e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik për arritjen e marrëveshjes me Beogradin.
Ai e ka njoftuar sekretarin Ihsanoğlu për marrëveshjen e arritur me Beogradin dhe pavarësisht disa kundërshtimeve që vijnë nga veriu i Kosovës, Thaçi është shprehur i bindur se ajo do të zbatohet.
“Implementimi është alternativa e vetme dhe asnjë individ nuk mund ta pengojë. Serbia, në të njëjtën kohë, do të lëvizë në rrugën e saj inkurajuese për serbët në veri, ndërsa Bashkimi Evropian është unik në këtë qëndrim dhe ka mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Thaçi.
Pas takimit me kryeministrin, Ihsanoğlu ka mbajtur edhe një fjalim para Kuvendit të Kosovës, i cili është mbledhur në një seancë solemne për të nderuar praninë e tij në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka vlerësuar këtë vizitë si një mundësi tjetër që Kosova të rrisë bashkëpunimin me këtë organizatë.
“Vizita e sekretarit të Përgjithshëm, Ihsanoğlu, paraqet më vete shprehjen e miqësisë, gjithashtu edhe shpresën e thellimit të bashkëpunimit tonë me vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe të zgjerimit të njohjeve të Republikës së Kosovës nga ato vende që ende nuk e kanë bërë këtë, por edhe të vazhdimit të mbështetjes për vendin tonë”, ka theksuar Krasniqi.
Ndërkaq, Ihsanoğlu ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës paraqet një aset në botën myslimane, e cila do të fuqizojë edhe më shumë botën islamike. Ai u ka premtuar ligjvënësve kosovarë se do të vazhdojë lobimin e tij për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.
Ndërkaq, presidentja Atifete Jahjaga i ka ndarë sekretarit Ihsanoğlu medaljen “Urdhri për paqe”.
Organizata për Bashkëpunim Islamik mbledh më vete 57 vende të botës, prej të cilave 31 e kanë njohur Kosovën. Kjo organizatë, pas Kombeve të Bashkuara, është e dyta për kah numri i shteteve përbërëse.
Ajo nuk është organizatë fetare, por promovon zërin e botës myslimane. Ihsanoğlu ka thënë të enjten në Prishtinë se pret që në të ardhmen edhe Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate.