Ndërlidhjet

Çka po ndodh me PTK-në?


Korrupsioni është e vetmja arsye e shtyrjes së procesit të privatizimit të Post Telekomit të Kosovës, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë dhe ish përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Kjo dukuri, sipas tyre, ka bërë që të mos ketë kompani prestigjioze të cilat ofrojnë oferta të mira për këtë aset publik.

Shtyrja e Privatizimit të Post Telekomit të Kosovës është duke u bërë për dytën herë vetëm brenda këtij vit, derisa gjatë viteve të kaluara përveç shtyrjes kishte pasur edhe mbyllje të procesit, për arsye që nga konkurrenca u tërhoq Telekomi kroat, me arsyetimin se menaxherët e Post Telekomit të Kosovës janë të dyshuar për korrupsion.

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë mënyrë siç ka shkuar ky proces ka bërë që vlera e këtij aseti publik të bie nën vlerën reale.

Zyrtarë kompetentë që janë marrë më këtë proces e kanë korruptuar procesin. Ka informata se ka pasur negociata të jashtëligjshme dhe jo procedurale dhe aspak transparente në këtë proces të privatizimit të PTK-së , dhe në këtë mënyrë blerësit apo kreditorët janë larguar dhe nuk dëshirojnë të investojnë në një ambient ku investimi i tyre nuk është i sigurt”, shprehet Shatri.

Shtyrja e fundit e privatizimit të të 75 për qind të aksioneve të PTK-së, ishte bërë të enjten më ç’rast është dhënë kohë shtesë kompanive për dorëzimin e ofertave të tyre deri më 3 prill.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku thotë se problemi i shtyrjes së privatizimit të PTK-së është një pjesë e problemit të këtij procesi, pasi që siç thotë, ai problemi më i madh qëndron në zhvillimet e përgjithshme që reflektohen në privatizimin e postës.

Sipas tij, ende nuk janë tejkaluar problemet rreth procesit të privatizimit të PTK-së, pasi që ende ka mospajtim për shitjen apo jo të kësaj ndërmarrjeje, si dhe ende mbetet aktual modeli që po e propozon Qeveria.

Situatë delikate sepse ndërmarrjet publike janë të të gjithë qytetarëve, prandaj opinion me të drejtë është i frikësuar duke pasur parasysh privatizimin e distribucionit të KEK-ut, kur Kosova e ka shitur me një çmim qesharak dhe ne prandaj në dëshirojmë që privatizimi i postës të bëhet në një mjedis të qëndrueshëm politik dhe social”, thotë ai.

Autoritetet kompetente, thotë Sadiku hynë në procesin e privatizimit të PTK-së në mënyrë ta papërgatitur dhe për atë arsye është rezultati zero.

Në Kosovë ende nuk ekziston konsensus mbi mënyrën e privatizimit të asteve strategjik, prandaj nuk është për tu çuditur që kemi shtyrje, por do të ishte mirë që procesi i ristrukturimit të ndërmarrjeve publike të bëhet në kuadër të një konsensusi shoqërorë dhe tërë procesi të jetë transparent”, shprehet Sadiku.

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave Haki Shatri vlerëson se ky proces është në një pozitë të palakmueshme dhe shumë delikate. Siç thotë ai, as nuk mund të bëhet tërheqje nga ky proces dhe as të vazhdohet në këtë mënyrë si është aktualisht.

Jemi në një situatë shumë delikate, mu tërheq nga shitja e PTK-së realisht është mirë për shkak se mund të shitet shumë lirë si aset që sjell deri në 80 milion euro fitim në vit dhe të shitet për një çmim që brenda tri viteve e nxjerr vetëm me fitim të vetin është e dëmshme jo ekonomike, por jemi të detyruar të bëjmë këtë shitjen pasi që kemi hyrë në obligime që nuk kemi rrugëdalje”, thotë ai.

Ndryshe që nga fillimi i procesit të Privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës, i cili kishte filluar në vitin 2009, e deri më tani Qeveria e Kosovës ka shpenzuar afër 8 milionë euro për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG