Nga: Shkëlzen Osmani
Largimi i lapidarit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Preshevë dhe dëmtimi i varrezave ortodokse serbe në Kosovë nuk do të mund të pengojnë dialogun Prishtinë-Beograd, thonë analistë nga Kosova dhe Serbia. Por, sipas tyre, ato shpërfaqin disa çështje “të fjetura” në rrafshin e raporteve ndëretnike.
Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, thotë se tensionet e krijuara në Luginën e Preshevës, si dhe pakënaqësitë në Kosovë, mund të jenë madje katalizatorë për përshpejtimin e procesit të bisedimeve në mes palëve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Unë mendoj se ngjarjet e fundit do të trimërojnë, si Qeverinë ne Beograd, ashtu edhe atë në Prishtinë dhe posaçërisht Bashkimin Evropian, që të përshpejtojnë procesin e bisedimeve dhe jo ta ndalojnë atë”, thotë Janjiq.
Naim Rashiti, analist nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), thotë se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës në suaza të marsit të vitit 2004, ashtu siç është hamendësuar në disa raste.
Por, sipas tij, këto ngjarje do të ndikojnë në krijimin e një pasigurie, si për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ashtu edhe për komunitetet pakicë në Kosovë.
“Unë besoj se nuk do të ketë ndonjë mars të dytë, por, megjithatë, nëse nuk merren hapa seriozë nga qeveritë, do të ketë vazhdimësi të rritjes së tensioneve, si në Luginë, ashtu dhe në Kosovë”, thotë Rashiti.
Ndërkaq Janjiq, tensionet e krijuara nga largimi i lapidarit pranë Kuvendit Komunal në Preshevë, si dhe bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët e veriut, i sheh si shpërfaqje të problemeve etnike, të cilat duhet të diskutohen më seriozisht.
“Janë hapur disa çështje politike, të cilat kanë qenë të fjetura deri më tani. Pra, njëra nga çështjet që imponohet është e ardhmja e Luginës së Preshevës. Kjo, me doemos, lidhet me pjesën veriore të Kosovës, e sidomos ata serbë dhe shqiptarë, të cilët mendojnë për shkëmbime territoresh”, thotë Janjiq.
Rashiti druan se institucionet qeverisëse në vend nuk do të kenë mundësi të përçojnë mesazhin e duhur te qytetarët dhe se një përshkallëzim i mundshëm i situatës do të minonte procesin e integrimit të serbëve në të gjitha pjesët e Kosovës.
“Përkundër faktit se qeveria dhe të gjithë liderët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për qetësi, veprimet e tilla nuk janë ndalur. Kjo tregon se qeveria ka problem serioz që të dërgojë mesazhin e duhur te popullata. Situata rrezikohet, sepse zemërimi është te komuniteti shqiptar në lidhje me Luginën e Preshevës”.
“Por, në të njëjtën kohë, kjo rrezikon në mënyrë shumë serioze të gjitha të arriturat e deritanishme në procesin e decentralizimit dhe integrimit të serbëve në jug të Ibrit, ashtu si dhe perspektiven për një zgjidhje të qëndrueshme me serbët e veriut të Kosovës”, thotë Rashiti.
Lapidari i UÇPMB-së është zhvendosur me vendimin e autoriteteve në Beograd më datën 20 janar. Ky vendim është kritikuar ashpër nga institucionet vendore në Kosovë, ato në Shqipëri, e madje edhe nga disa përfaqësues ndërkombëtarë të akredituar në Beograd.
Në Kosovë, ndërkaq, zhvendosja e lapidarit është pasuar me dëmtim varrezash dhe monumentesh ortodokse serbe në disa lokacione, incidente këto të cilat janë dënuar fuqishëm nga institucionet në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar në përgjithësi.
Shpenzimet për riparimin e dëmeve të shkaktuara i ka marrë përsipër Qeveria e Kosovës.